Arsenali fiton me përmbysje në derbin londinez ndaj Chelseas

Arsenali ka shënuar triumfin e tretë radhazi në Ligën Premier, për të mposhtur Chelsean në shtëpi.
Edhe pse e nisën në disavantazh, “Topçinjtë” arritën ta përmbysnin në 2-1 për t’i arkëtuar pikët e plota.
Chelsea e nisi fuqishëm për të kaluar në epërsi pas vetëm dy minutave lojë falë Morgan Rodgers, i cili realizoi gol të bukur pas asistimit të Hatos.
Arsenali pastaj barazoi falë Riccardo Calafiorit, megjithatë goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje (12’).
Sidoqoftë, ishte Kai Havertz që shënoi një gol fantastik me një goditje të fortë, e cila e la Martinezin plotësisht të shtangur (25’).

Dy skuadrat londineze kishin disa raste shënimi por që assesi s’ia dolën t’i finalizojnë kësisoj shkuan në pushim me rezultat 1-1.
Megjithatë, vendasit e nisën shumë më mirë pjesëne dytë, ku martin Odegaard shënoi pas asistimit të Tzolis për ta përmbysur Chelsean (50’).
Arsenali kishte edhe një rast të artë për ta “vulosur” fitoren më herët, por që Havertz dështoi keq nga afërsia.
Vlen të ceket se edhe Chelsea ishte afër ta barazonte rezultatin në fund, por Raya me një super pritje ia mohoi golin Estevaos (89’).
Kësisoj, Arsenali shkon në kuotën e nëntë pikëve ndërsa Chelsea mbetet me gjashtë sosh./Telegrafi/









































