LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen disa persona që kryen vjedhje të rënda gjatë janarit

Arrestohen disa persona që kryen vjedhje të rënda gjatë janarit
Foto: Ilustrim

Lokale dhe shtëpi private kanë qenë cak i grabitjeve të armatosura, e vjedhjeve të rënda në Republikën e Kosovës, gjatë janarit të këtij viti.

Në lidhje me disa nga rastet e ndodhura, në Prishtinë, Prizren e Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës raporton se ka arrestuar disa persona.


Në rajonin e Prishtinës, janë raportuar tri raste, dy vjedhje e rëndë, e një grabitje e armatosur.

Për grabitjen e ndodhur më 16 e 17 janar, arrestimi i të dyshuarit është bërë të martën (më 28 janar), ku janë sekuestruar një mori provash materiale.

“Lidhur me rastin me datën 28.01.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nga i cili si prova materiale janë sekuestruar: një veturë, një laptop dhe një telefon celular. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa, edhe dy raste të tjera janë raportuar si vjedhje, njëri në Prishtinë e tjetri në Podujevë, ku janë vjedhur stoli ari dhe një shumë parash.

“Podujevë 28.01.2020, 21:05. Ankuesi mashkull K/Shqiptar raporton se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares së shtëpisë së tij dhe kishin vjedhur stoli ari”, njofton policia.

“Prishtinë 28.01.2020-00:46. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se një person i maskuar dhe nën kërcënim të armës ia ka grabitur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk  raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur edhe në Shtime, ku persona të panjohur kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të barnave.

“Shtime 28.01.2020 – 04:35. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e lokalit dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme të barnave”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, në Prizren janë arrestuar gjashtë persona për raste të ndryshme të vjedhjeve të bëra më 11 dhe 21 janar.

“Prizren 11.01.2020-23:50. Në lidhje me rastin është raportuar se me 28.01.2020 janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptare, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale. Me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve dhe si dëshmi materiale janë konfiskuar tre telefona. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”, raporton policia.

Gjithashtu, arrestimi i tre të tjerëve të dyshuar, është bërë të martën në orët e pasdites. /Telegrafi/

“Prizren 21.01.2020-14:15. Në lidhje me rastin është raportuar se me 28.01.2020 janë identifikuar dhe janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Romë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në lidhje me një vjedhje të rëndë në Gjakovë, rreth orës 08:00 të ditës së hënë, mbrëmë janë arrestuar dy meshkuj, njëri shqiptar e tjetri egjiptian.

“Gjakovë 27.01.2020-08:35. Në lidhje me rastin është raportuar se me 28.01.2020 janë arrestuar edhe dy të dyshuar një mashkull K-Shqiptar dhe një mashkull K-Egjiptian, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, raporton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori