Demografia e Shqipërisë ka hyrë në një cikël krize, prej emigracionit të lartë, rënies së numrit të lindjeve, rënies së martesave, rritjes së divorceve dhe aborteve të larta gjithashtu.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të raportuara nga INSTAT, qarqet e Vlorës, Beratit dhe Tiranës kishin numrin më të lartë të aborteve në raport me numrin e lindjeve të gjalla më 2017, pasi gati 25 për qind e shtatzënive janë ndërprerë.
Në Vlorë u shënuan 274 aborte për 1,000 lindje të gjalla, ndërsa Berati u rendit i dyti në 12 qarqet e vendit për numrin e lartë të aborteve, pasi në vitin 2017 rezultuan 231 aborte për 1,000 lindje të gjalla. Në Tiranë numri i aborteve gjithashtu ishte i lartë, pasi si rezultuar 231 ndërprerje shtatzënie për 1,000 lindje të gjalla.
Në krahun tjetër numri më i ulët i aborteve ishte në qarkun e Kukësit ku rezultuan vetëm 54 aborte për 1,000 lindje të gjalla, gjithashtu në Elbasan ishin vetëm 55 aborte për 1000 lindje.
Në qarqet e Korçës, Dibrës dhe Shkodrës numri i aborteve ishte më i ulët se mesatarja kombëtare.
Në vitin 2017 në shkallë kombëtare numri i aborteve ishte 171 për 1,000 lindje.
Në 5 vitet e fundit, vihet re një ulje e ndjeshme e lindjeve, shoqëruar dhe me ulje të numrit të aborteve gjithsej.
Në vitin 2017, raporti i numrit të lindjeve me abortet është 1 abort në 5.8 lindje. Raporti i abortit është indikator që ka pësuar rënie me rreth 15 për qind, krahasuar me vitin 2013.
Numri i aborteve jo domosdoshmërisht shkon paralel me numrin e lindjeve të gjalla. Ka qarqe si Gjirokastra dhe Vlora ku numri i tyre i lindjeve është relativisht i ulët, por raporti i abortit rezulton i lartë.
E kundërta ndodh për qarqet e Tiranës dhe Elbasanit ku numri i lindjeve është i lartë, por kjo nuk reflektohet tek raporti i aborteve. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe