LAJMI I FUNDIT:

Droni spiun i NATO-s mund të qëndrojë në ajër për 30 orë, ndërsa arrin lartësi deri në 18 kilometra

Gobal Hawks është droni i ri spiun që e ka pranuar NATO, me të cilin do të bëjë kërkime të ndryshme nga lartësia.

Ky dron do të ndihmojnë njësitet në terren, të identifikojnë kërcënimet e mundshme për shtetet anëtare të kësaj aleance ushtarake – me një dron të vetëm, në gjendje të vëzhgojë një territor me madhësinë e Polonisë, transmeton Telegrafi.


Me këtë fluturake pa pilot, që qëndron në një bazë në Sicili, mund të përshkohet gjysma e botës, derisa mund të fluturojë për 30 orë me vetëm një mbushje karburanti.

Duke mbikëqyrur zonat e ndjeshme, droni mund të të fluturoi në një shtrirje mbi 16 mijë kilometra, ndërsa deri në 18 kilometra është lartësia që mund të arrijë.

Nëpërmjet radarëve dhe sensorëve të avancuar, droni merr imazhe të ndryshme, të cilat i dërgon më pas te bazat e njësiteve të specializuara, që i shqyrtojnë për ndonjë rrezik të mundshëm.

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se nëpërmjet këtyre dronëve, do të bëhen kërkime shumë më të shpejta si dhe parandalimet e avancimeve të aktiviteteve që nuk janë të dobishme.

Sipas tij, nëse do të ishte ky dron në vitin 2014, nuk do të ndodhte aneksimi i Krimesë nga ushtria ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Kalo në kategori