LAJMI I FUNDIT:

Kurti-Mustafës: Është për të ardhur keq që keni vendosur t’i ndërpreni takimet tona – zgjedhja e Konjufcës ishte legale dhe legjitime

Kurti-Mustafës: Është për të ardhur keq që keni vendosur t’i ndërpreni takimet tona – zgjedhja e Konjufcës ishte legale dhe legjitime

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrën që sot ia dërgojë kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Në letër, fillimisht Kurti thotë se në letrën e Mustafës dërguar të mërkurën nuk kishte risi në përmbajtje siç ishte folur para një jave.


VV, konsideron për keq ardhje, ndërprerjen e takimeve mes dy partive për të krijuar një koalicion qeverisës.

“ Është për të ardhur keq, që keni vendosur t’i ndërpreni takimet tona për koalicionin qeverisës duke më detyruar të ju shkruaj letra thua se jemi  kundërshtarë politik apo jetojmë në kontinente të ndryshme”, thotë Kurti.

Kreu i LVV-së ka kërkuar që LDK të kthehet në tryezën e bisedimeve për ta bërë marrëveshjen e koalicionit.

Kurti ka përmendur edhe kërkesën e LDK-së për ta larguar Glauk Konjufcën nga posti i Kryetarit të Kuvendit.

Ai ka kërkuar që LDK të heqë dorë nga kërkesa për largimin e Konjufës dhe t`i kthehet negociatave.

“Bujarisht, ju kemi ofruar më shumë se gjysmën e qeverisë ( në raportin 6:5 të ministrave), juve si parti që keni dalur e dyta në zgjedhje. E kemi pranuar edhe çështjen e zgjedhjes së Presidentit e cila nuk është fare urgjente dhe për të cilën nuk kemi garuar. U treguam më shumë se të gatshëm të rrisim pjesëmarrjen e LDK-së në qeverisje, në pushtet. Mirëpo, nuk mundemi tash t’i de-legjitimojmë institucionet demokratike me ujdi monarkësh. Zgjedhja e Konjufcës ishte legale dhe legjitime”, thotë Kurti./Telegrafi/