LAJMI I FUNDIT:

Politano dhe Spinazzola po kryejnë testet mjekësore para zyrtarizimit të shkëmbimit

Politano dhe Spinazzola po kryejnë testet mjekësore para zyrtarizimit të shkëmbimit

Matteo Politano dhe Leonardo Spinazzola po kalojnë testet e tyre mjekësore këtë mëngjes, pasi pritet të shkëmbejnë skuadrat, Interi dhe Roma.

Marrëveshja u finalizua dje (e martë) dhe të dy lojtarët fluturuan në këtë mëngjes për testet e tyre mjekësore.


Sulmuesi anësor, Politano do të jetë në të vërtetë zëvendësim i Nicolo Zaniolos te Roma, pasi italian do të jetë jashtë fushave nga pesë deri në gjashtë muaj shkaku i një dëmtim të rëndë në gju.

Nga ana tjetër, anësori mbrojtës Spinazzola, mund të zgjidhë mungesën e alternativave të besueshme të Antonio Contes në të dy krahët.

Mediat italian raportojnë të jetë një shkëmbim i drejtpërdrejtë mbi një bazë të përhershme, me të dy lojtarët që vlerësohen afërsisht nga 25 milionë euro.

Ky është një rikthim për Politanon, i cili është nga kryeqyteti dhe filloi karrierën e tij në akademinë e të rinjve të Romës.

Spinazzola nuk është i huaj të luajë në një rol të krahut pasi kishte kaluar dy vjet si huazim në Atalanta të Gian Piero Gasperini.

Ai u transferua nga Juventusi te Roma në verë për 29.5 milionë si pjesë e një shkëmbimi me Luca Pellegrini. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori