“Le Matin” ka botuar të mërkurën e 18 shkurtit 1914, në faqen e tretë, një shkrim në lidhje me shkëmbimet Esat Pashë Toptanit me mbretëreshën e Italisë (Jelena Petroviq-Njegosh) në ballon e oborrit mbretëror.
“Romë, 17 Shkurt. Shkresë special e ‘Le Matin’.
Esat Pasha dhe anëtarët e delegacionit shqiptar u larguan nga Roma këtë mbrëmje në orën njëmbëdhjetë; ata do të shkojnë direkt në Neuwied, përmes Këlnit. Koha e qëndrimit të tyre këtu shpjegohet nga nevoja që shumica e anëtarëve të delegacionit të krijojnë një gardërobë perëndimore dhe t’i sigurojnë vetes rrobat ceremoniale të nevojshme për realizimin e misionit të tyre në Romë, duke patur parasysh se në Durrës nuk mungon vetëm strehimi, por edhe rrobaqepësit.
Kjo vonesë i mundësoi mbrojtësit të famshëm të Shkodrës që të merrte pjesë mbrëmë në ballon e oborrit mbretëror. Gjenerali Esat Toptani, i njohur më mirë me emrin e tij turk të Esat Pashait, ishte me rroba civile.
Mbretëresha, raporton ‘Italia’, iu drejtua atij me komplimentin që mund ta prekte më së shumti, duke ardhur nga vajza e kundërshtarit të tij të një viti më parë.
‘Jam e lumtur, gjeneral, të përgëzoj mbrojtësin heroik të Shkodrës.’
Esat Pasha u përul dhe iu përgjigj me të njëjtën monedhë : ‘Ne thjesht kemi bërë çmos që të mos jemi kundërshtarë shumë të padenjë përballë babait të lavdishëm të Madhërisë Suaj (mbreti Nikolla i I-rë që sulmoi Shkodrën – v.j.) dhe ushtarëve të tij trima.’
Meqë mbretëresha pati delikatesën t’i adresojë komplimentin e saj Esat Pashës në gjuhën shqipe, gjenerali shqiptar iu përgjigj asaj në gjuhën serbe. Thuhej se Esat Pasha dinte vetëm shqip dhe turqisht. Ai vërtetoi të kundërtën”. /Darsiani/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTurqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër
Avni Rustemi, patrioti i parasë: I refuzuar nga amerikanët, i vlerësuar nga regjimi fashist dhe ai komunist
Enver Hoxha më 1954: Nuk vlen dituria e Eqrem Çabejt!
Martesat e dikurshme dhe përshkrimi i Lef Nosit për përbuzjen e vdekjes nga shqiptari!
Vdes shkrimtari Musa Ramadani
Për britanikët, Banksy është piktori më i pëlqyer i të gjitha kohërave!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve