LAJMI I FUNDIT:

Art me letër

Art me letër

Mimoza Studenica, dizajnere nga Prishtina, e para në Kosovë punon piktura në teknikën e artit artizanal – “filigran në letër.”

Në pikturat e saj janë të shfaqur artistët me famë botërore, si Marilyn Monroe, Mick Jagger, David Bowie, Bob Marley, The Beatles…


Mimoza këshillon të rinjtë në Kosovë të mos humbin kohë nepër kafene, por të eksplorojnë në internet dhe të punojnë.

“Arti nuk është politikë. Për fat të keq, politika është kudo, ka ndikim të madh dhe krijon pengesa. Kur brezi i ri nuk ka sukses në një periudhë të gjatë, kur mbyllen dyert, ata zhgënjehen”, thotë ajo.

Studenica vuri në dukje se në Kosovë ka shumë njerëz të talentuar, porse ata duhet të inkurajohen.

“Sa i përket kësaj ngecjeje në fushën e artit, nuk jemi asnjëri të pafajshëm; duhet vetë t’i rregullojmë punët tona në mënyrë që të arrijmë diçka, në kulturë dhe në çdo fushë tjetër”, përfundon Studenica. /AA/