LAJMI I FUNDIT:

Po binte në tokë si “një top zjarri”: Pamje të tjera të rrëzimit të aeroplanit me pasagjerë në Iran, pak pas sulmit mbi bazat ushtarake amerikane

Po binte në tokë si “një top zjarri”: Pamje të tjera të rrëzimit të aeroplanit me pasagjerë në Iran, pak pas sulmit mbi bazat ushtarake amerikane

Pamjet e reja duket se tregojnë momentin kur një aeroplan pasagjerësh i Ukrainës u rrëzua dhe vrau 176 njerëz dje në Iran.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra nga ulësja e përparme e një makine që tregojnë aeroplanin që binte nga qielli natën, përpara se të binte si “një top zjarri” afër Teheranit.


Videoja prej disa 28 sekondash duket se konfirmon që Boeing 737 kishte zjarr në mes të ajrit dhe tashmë ishte i ndezur kur ra nga 8,000 metra lartësi.

Irani thotë se aeroplani kishte pësuar një defekt teknik dhe filloi të kthehej për në Teheran, por ekuipazhi nuk bëri një thirrje radio për të ngritur alarmin.

Rrëzimi i aeroplanit në Iran, tregohet identiteti i 176 pasagjerëve dhe shkaktari që solli aksidentin
Lexo po ashtu Rrëzimi i aeroplanit në Iran, tregohet identiteti i 176 pasagjerëve dhe shkaktari që solli aksidentin

Një raport fillestar iranian e përshkroi rrëzimin si një ‘aksident’, megjithëse kutitë e zeza janë dëmtuar dhe pjesë të memories së tyre thuhet të jenë humbur.

Sidoqoftë, Ukraina po vazhdon të hetojë një sulm të mundshëm dhe ka dërguar një ekip specialistësh të raketave në Iran për të parë nëse një armë e prodhuar nga Rusia mund të kishte shembur aeroplanin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua sot se do të gjente ‘të vërtetën’ ndërsa ai shpalli një ditë zie kombëtare pas rrëzimit.

Të gjithë 167 pasagjerët dhe ekuipazhi prej nëntë personave gjetën vdekjen, duke përfshirë tre britanikë dhe 63 kanadezë.

Kujtojmë që rrëzimi i aeroplanit ndodhi në ditën kur Irani kreu sulm me raketa mbi bazat e ushtarëve amerikanë në Irak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori