LAJMI I FUNDIT:

Serbia do të ketë nën kontroll të dhënat e shqiptarëve

Serbia do të ketë nën kontroll të dhënat e shqiptarëve

Në samitin e Mini-Shengenit ballkanik që po mbahet në Tiranë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq konfirmoi se një nga marrëveshjet që pritet të nënshkruhet në Beograd në fund të janarit është liria e lëvizjes përmes aeroporteve respektive.

Kjo që do të thotë se shërbimet sigurisë dhe policisë të tre vendeve, do të shkëmbejnë të dhënat, do të kenë databazat e përbashkëta dhe në çdo kohë do kenë informacion për çdokënd që ka shkelur në Aeroportet në Tiranës apo Beogradit.


Vuçiq tha se samiti i Beogradit do të jetë historik në kuptimin e marrëveshjeve konkrete që do të nënshkruhen.

Ai konfirmoi se janë marrë vesh me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për një numër çështjesh, përfshi integrimin më të madh të organeve përkatëse në situata të jashtëzakonshme.

Vuçiq konfirmoi se takimi i radhës do të mbahet në Beograd në fund të janarit dhe tha se ai do të jetë një samit historik.

“Mendoj se ky do të jetë një takim historik në çdo kuptim për ato qe do përfundojmë deri atëherë. Kemi arritur marrëveshje konkrete për shume gjëra. Para vitit të ri në do kemi një vendim që njerëzit tanë të hyjnë në Shqipëri vetëm me kartë identiteti dhe njerëzit nga Shqipëria mund të hyjnë në Serbi vetëm me kartë identiteti, nënkuptohet edhe hyrja në Maqedoninë e Veriut dhe nga Maqedonia e Veriut ne Serbi”, tha presidenti serb.

Presidenti serb tha se kanë krijuar një softuer te cilin e kanë pranuar të gjithë, i cili do të ndihmojë në një numër çështjesh.

“Ne kemi arritur marrëveshje qe te kemi treg të përbashkët të punës. Pra nëse një shqiptar apo qytetar i Republikës se Maqedonisë së Veriut kalon në territorin e Republikës se Serbisë, mjafton që të përdorë celularin e vet, laptop apo çdo lloj kompjuteri. Asgjë tjetër nuk i duhet, lajmërohet në Serbi dhe thotë se do te punoje këtë apo atë lloj pune. Brenda pesë ditësh ai pajiset me një numër evidentues nga organet tona dhe pas kësaj ai mund të punojë në territorin e Serbisë çdo punë çfarëdo qe te doje. Dhe e njëjta gjë për punëtorët tanë në territorin e Maqedonisë se Veriut dhe Shqipërisë”, tha Vuçiq.Presidenti serb tha se që nga 1 dhjetori, është arritur që shërbimi fito sanitar të jetë 24 orë si dhe inspektimi veterinar./Abc News/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori