LAJMI I FUNDIT:

Ministeriali i Arsimit të Lartë në Tiranë, Rama: Ka ardhur koha që të ndërtojmë një NATO të arsimit

Ministeriali i Arsimit të Lartë në Tiranë, Rama: Ka ardhur koha që të ndërtojmë një NATO të arsimit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se ka ardhur koha që të ndërtojmë një NATO të arsimit.

Gjatë punimeve të Konferencës Ministeriale të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë në Tiranë, Rama tha se “na duhet një organizatë si NATO, por për arsimin”.

“Ajo që shikojmë gjithmonë e më shumë është që urrejtja dhe mosvënia dakord për institucione demokratike po shtrihet gjithnjë e më shumë në të gjitha cepat e globit. Bazohet në një sistem që e ushqen këtë. Për një gjë nuk jam fort i sigurt, që sistemi ynë për t’i bërë rezistencë kësaj gjëje është i përgatitur. Në rast se në imagjinatën tonë ne do të mund të mendonim për konfrontime të brezave të rinj nga të dyja krahët, druaj se brezi ynë është më pak i përgatitur për t’i bërë ballë krahut tjetër, në rast se do të duhej të luftonin për vlerat demokratike që sfidohen nga forca të forta”, tha Rama.


Kryeministri theksoi se “ne duhet të vendosim një herë e mirë se si do ta trajtojmë të shkuarën, por edhe të ardhmen”.

“Shqetësuese është që e ardhmja jonë po përkufizohet nga e shkuara dhe gjithnjë e më shumë e shkuara po përdoret si pikë reference, pikë frymëzimi, shtysë për të imagjinuar të ardhmen. Unë besoj se duhet të jetë e kundërta. E kundërta do të shpëtojë botën tonë demokratike. E ardhmja duhet të kontrolloj të shkuarën. E ardhmja duhet të vendosë se cila është e shkuara për të gjithë ne, sepse e ardhmja është e vetmja hapësirë ku ne mund të gjejmë gjithmonë e më shumë arsye për t’u bërë bashkë. E shkuara është një hapësirë për të gjetur arsye për të pasur ndasi e luftuar me njëri-tjetrin”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori