Tjetër vatër zjarri në Krujë, terreni vështirëson ndërhyrjen nga tokajë tjetër vatër zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Krujës, në zonën e njohur si Gryka e Zidollit.

Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për banesat, ndërsa terreni i vështirë malor ka bërë të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse nga toka.


Prefekti i qarkut Durrës, Ardian Gurra, tha se fillimisht janë evidentuar dy vatra, për të cilat është kërkuar ndërhyrje nga ajri.

“Ishin dy vatra. Kërkuam mjet nga ajri. U neutralizuan. Kemi lënë forca tokësore për çdo situatë”, deklaroi Gurra, raporton Top Channel.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë masivin pyjor për të parandaluar përhapjen e zjarrit.