Vrau shokun e fëmijërisë, arrestohet 20-vjeçari: Më ngacmoi të dashurën

Këto janë pamjet e momentit kur forcat e policisë arrestojnë 20-vjeçarin Kristjan Sterjo, i cili akuzohet se vrau shokun e tij të fëmijërisë, 21-vjeçarit Joan Zuko.
Gjatë marrjes në pyetje, 20-vjeçari ka pretenduar se shkak për përplasjen ka qenë ngacmimi i të dashurës së tij nga viktima, si dhe debatet e përsëritura mes tyre për rivalitet se kush ishte më i forti i zonës.
Ngjarja ndodhi në lagjen 15 në Korçë, ku sipas policisë, autori i vënë në pranga, e ka ndjekur 21-vjeçarin me armë zjarri automatike duke krijuar panik dhe terron në zonë. Viktima tentoi të fshihej në shkallët e një pallati në rrugën "Viktor Eftimiu", por u qëllua për vdekje.
Pas krimit, autori u largua nga vendngjarja dhe u fsheh për rreth gjashtë orë në zonën e varrezave të qytetit, përpara se të lokalizohej e të prangosej pranë banesës së tij, ku dyshohet se po kthehej për të marrë para për arratinë.
Pas arrestimit Kristjan Sterio i ka treguar policisë vendin ku e ka hedhur e krimit.
Kristjan Sterjo nuk është një emër i panjohur për policinë, ai rezulton person me precedentë të mëparshme penale, i arrestuar për veprën penale të plagosjes me armë të ftohtë.
Këtë moment moment një grup të rinjsh, shokë të autorit e kanë shoqëruar me duartrokitje dhe eufori para komisarati, teksa ndaj tij jepej masa e sigurisë.
Policia ka shoqëruar 10 persona, lidhur më këtë ngjaje, pjesa më e madhe të cilëve kanë shoqëri ose lidhje me autorin e dyshuar.




































