Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdojnë takimet për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, por edhe pas disa takimeve të liderëve të dy subjekteve politike nuk është arritur marrëveshja.
Takimi i së shtunës mes liderit të LVV, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, pritej të rezultojë me një marrëveshje koalicioni qeverisës, por doli se këto dy subjekte politike nuk po mund të pajtohen rreth ndarjes së kulaçit të pushtetit.
E, çështja për të cilën duket se assesi s’po gjejnë kompromis është posti i Presidentit të vendit.
Kjo ka bërë që të shtohen zërat dhe deklarimet se nëse nuk arrihet marrëveshje deri më 26 dhjetor, dita kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, atëherë vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.
Deputetja e LVV, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dy subjektet politike duhet të arrijnë marrëveshje deri më 26 dhjetor.
“Mund të flasim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit’, ka thënë ajo.
Nagavci ka thënë se nëse nuk gjejnë mirëkuptim me LDK-në, ose të kthehemi dhe një herë tek sovrani.
Postimi i plotë i Nagavcit:
“Data 26 dhjetor është dita kur duhet të konstituohen institucionet e vendit. Jo vetëm Kuvendi, por paraprakisht të jetë arritur dhe marrëveshja për bashkëqeverisje në mes të LV! dhe LDK- së.
Si fitues të zgjedhjeve dhe si partia e parë në vend jemi të angazhuar e përkushtuar të arrimë marrëveshjen për bashkëqeverisje me LDK-në, të marrim përsipër përgjegjësitë që na janë besuar dhe të fillojmë punën e cila do të jetë e shumtë e jo e lehtë.
Duke ditur sfidat që na presin, është tejet e rëndësishme që të kemi mirëbesim paraprak e përkushtim për të qeverisur me profesionalizëm, dinjitet e transparencë. Kjo arrihet duke respektuar partnerin, duke bërë propozime, duke gjetur pikat që na ofrojnë e duke hapur mundësitë e bashkëpunimit.
Kushtëzimet e barikadimet janë e kundërta e këtyre më sipër, andaj dhe duhet të shmangen.
Qeveria Kurti do të sjell ndryshimet që i presin qytetarët, do të filloj një etapë të re për vendin, andaj duhet angazhim i të gjithve që puna të filloj sa më parë.
Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për çdo temë me interes për ne, për vendin e për partnerin qeverisës, sigurisht në kuadër të kompetencave ligjore, vlerave e principeve demokratike dhe brenda përgjegjësive kushtetuese.
LV! duke qenë gjithnjë konsekuente në qëndrimet e saj, ka mbrojtur ato me argumente. Kështu, në interes të arritjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me LDK-në, jemi pajtuar që të propozojmë për kryesues/e të Kuvendit një kandidat/e të LDK-së, ndonëse kjo e drejtë na takon neve si fitues të zgjedhjevez, dhe jemi pajtuar të ndajmë përgjegjësitë udhëheqëse ministrore në mënyrë të barabartë.
Mund të falsim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit.
Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani”, (sic.), ka shkruar Nagavci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak