LAJMI I FUNDIT:

Megan Fox kritikohet për veshjen e saj

Megan Fox kritikohet për veshjen e saj
Megan Fox (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Megan Fox njihet si një prej aktoreve atraktive të Hollywoodit, e cila arrin të tërheqë vëmendjen me daljet e saja publike.

Bukuroshja ka bërë një paraqitje të rrallë në krah të bashkëshortit të saj, Brian Austin Green, me të cilin janë ndarë disa herë dhe janë ribashkuar.


Një paraqitje e rrallë publike e Megan Fox me bashkëshortin e saj, Brian Austin Green
Lexo po ashtu Një paraqitje e rrallë publike e Megan Fox me bashkëshortin e saj, Brian Austin Green

Çifti ishte pjesëmarrës në fushatën e Global Green, ‘#Fight4theAmazon’, ndërsa e gjithë vëmendja ishte tek aktorja e bukur.

(Foto: Getty Images/Guliver)

Mirëpo, jo vetëm për anën pozitive. Fox u shfaq me një fustan sateni, të hapur në pjesën e dekoltesë dhe me flokë të valëzuara dhe grim më të lehtë.

Porse, përzgjedhja e saj ka marrë kritika të shumta nga fansat, por edhe nga kritikët e modës. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images/Guliver)