LAJMI I FUNDIT:

“Kënga Magjike” nuk anulohet – festivali vendos që sivjet të ardhurat nga biletat t’i dërgojë në rindërtimin e një shtëpie

“Kënga Magjike” nuk anulohet – festivali vendos që sivjet të ardhurat nga biletat t’i dërgojë në rindërtimin e një shtëpie
Foto: Ilustrim

Ngjarja e tmerrshme që ka ndodhur këto ditë në Shqipëri, ka prekur tashmë të gjithë.

Mes mijëra aktiviteteve që po zhvillohen në shenjë solidarizimi me të prekurit nga tërmetet, gati të gjithë këngëtarët shqiptarë kanë anuluar koncertet në shenjë respekti për viktimat.


Edhe ata që pak kanë mbajtur koncerte, i kanë dërguar të ardhurat për mobilizimin e situatës në Shqipëri.

Pak para netëve finale, Besa Kokëdhima tërhiqet nga Kënga Magjike: Në këtë kohë tragjedie, e kam të pamundur të këndoj
Lexo po ashtu Pak para netëve finale, Besa Kokëdhima tërhiqet nga Kënga Magjike: Në këtë kohë tragjedie, e kam të pamundur të këndoj

Kjo tragjedi e cila ndodhi vetëm dy javë larg festivalit më të madh në Shqipëri, “Kënga Magjike”, që këtë vit solli në skenë artistë të mahnitshëm – vuri në pikëpyetje organizimin e tij te publiku në rrjetet sociale.

Megjithatë, producenti i festivalit, Ardit Gjebrea, ka njoftuar se festivali këtë vit do të mbahet sipas datave të parashikuara më 5, 6 dhe 7 nëntor 2019 në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

I njëjti ka zbuluar se të gjitha të ardhurat nga biletat e shitura do të shkojnë për bamirësi, për ndërtimin e një shtëpie në Thumanë të Durrësit.

“#kendojpertendertuar
Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë.
Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut!
Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë.
#tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi”, ka shkruar Gjebrea në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori