LAJMI I FUNDIT:

Pak para netëve finale, Besa Kokëdhima tërhiqet nga Kënga Magjike: Në këtë kohë tragjedie, e kam të pamundur të këndoj

Pak para netëve finale, Besa Kokëdhima tërhiqet nga Kënga Magjike: Në këtë kohë tragjedie, e kam të pamundur të këndoj

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima vendosi që sivjet ta sprovonte veten sërish në festivalin “Kënga Magjike”, ndonëse e ka fituar një herë këtë festival në vitin 2013.

Ajo pati një paraqitje të shkëlqyer pak javë më parë në fazën e parë të prezantimit të këngëve, në spektaklin “E Diela Shqiptare”.


Mirëpo, këngëtarja njoftoi të premten fansat e saj se ka vendosur të tërhiqet nga gara e konkurrimit, krejt kjo për shkak të gjendjes së vështirë të popullit shqiptar këto ditë, për shkak të dy tërmeteve që goditën Shqipërinë duke lënë pasoja të mëdha në njerëz.

Besa e bëri njoftimin përmes një statusi të ndier në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook, duke treguar se nuk gjen forcën që këngën e saj “Histori”, ta interpretojë gjatë netëve gjysmëfinale të festivalit, që mbahen javën e ardhshme.

“Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!”, ka shkruar artistja Kokëdhima. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori