LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së

Haziri: Emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së.

Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sistemi aktual zgjedhor në Kosovë, asnjë partia nuk ia mundëson ta formojë qeverinë e vetme.


“Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së!”, ka shkruar Haziri.

Kjo deklaratë e Hazirit vjen në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti e dytë, janë duke zhvilluar bisedime për të krijuar një koalicion qeveritar.

Ndryshe, kreu i LDK-së, isa Mustafa, në një intervistë për një televizion të premten ka thënë se derisa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve LDK-ja vazhdon ta ketë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre. /Telegrafi/