Senol Gunes paralajmëroi lojtarët e tij të kenë kujdes nga Shqipëria dhe të mos mendojnë aspak për ndeshjen ndaj Francës.
Në një konferencë për shtyp numri 1 i stolit të Turqisë foli me superlativa për kuqezinjtë e Rejas të cilët sipas tij kanë ndryshuar shumë krahasuar me ndeshjen e parë të zhvilluar mes dy skuadrave në Shkodër në muajin mars.
“Të dyja ndeshjet janë të rëndësishme. Kemi luajtur 6 ndeshje e mbeten edhe 4. Sa më pak zvogëlohet numri i ndeshjeve, aq më shumë rritet rëndësia e tyre. Do luajmë me Francën, një nga favoritet e grupit”.
“Por më parë do të luajmë me Shqipërinë dhe mund të them se është ndeshja jonë më e rëndësishme. Nëse e fitojmë këtë ndeshje, atëherë do të luajmë finalen me Francën. Mos dashtë Zoti të gabojmë, do të rivlerësojmë situatën për dy ndeshjet e fundit”.
“Por nëse mundim Shqipërinë dhe Islandën, shkojmë direkt në Europian. Me Francën është e rëndësishme por edhe kjo me Shqipërinë është shumë. Pasi mundën Islandën, ata do të hyjnë në fushën e lojës me qëllimin për të na mundur”.
“Shqipëria është një skuadër me lojtarë të mirë dhe shumë prej tyre luajnë në kampionatin italian. Trajneri i tyre është i njohur në Itali, është me eksperiencë. Ata kalojnë nga 3-5-2 në 5-3-2”.
“Janë një ekip rezistent dhe luftarak, një skuadër që luan kompakte edhe në fazën ofensive. Nëse keni një mendim negativ për Shqipërinë, duhet ta harroni. Ne duhet të jemi një ekip agresiv duke vrapuar po aq shumë sa ata”, ka thënë Gunes./SS/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë