LAJMI I FUNDIT:

Bien parametrat ekonomikë në BE dhe Eurozonë

Bien parametrat ekonomikë në BE dhe Eurozonë

Parametrat ekonomikë në bazë mujore shënuan rënie si në Eurozonë ashtu edhe brenda bllokut 28 anëtarësh.

Sipas Komisionit Evropian, treguesi i parametrave ekonomik për këtë muaj në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Eurozonë ra për 1.4 pikë duke shkuar në 101.7 pikë respektivisht në 100 pikë krahasuar me muajin gusht.


Rënia në Eurozonë bazohet në uljen e besimit në industri dhe tregun me pakicë, ndërsa përmirësime vërehen në mesin e konsumatorëve, shërbimet dhe ndërtimi mbeti i pandryshuar.

Në mesin e ekonomive më të mëdha, parametrat ekonomikë shënuan rënie në Holandë dhe Spanjë me 3.1 pikë, Gjermani me 1.2 pikë dhe në Itali me 0.8 pikë, përcjell Telegrafi.

Shefja e Fondit Monetar: Ekonomia botërore duhet të përgatitet për rënie
Lexo po ashtu Shefja e Fondit Monetar: Ekonomia botërore duhet të përgatitet për rënie

“Në bazë të Eurozonës, besimi u përkeqësua ndjeshëm në industri, mbeti i njëjtë në shërbime dhe u përmirësua në mesin e konsumatorëve. Sidoqoftë, besimi i BE-së në ndërtim ra ndjeshëm, ndërsa u përmirësua dukshëm në tregtinë me pakicë. Rritja e besimit në shërbimet financiare të BE-së ishte në përputhje me zhvillimet në zonën e euros”, theksoi Komisioni.

KE-ja tha se sipas Treguesit të Klimës së Biznesit, të gjithë komponentët ishin përkeqësuar, ku në Eurozonë kishte rënie nga 0.34 pikë në 0.22 pikë në muajin shtator. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori