LAJMI I FUNDIT:

Shefja e Fondit Monetar: Ekonomia botërore duhet të përgatitet për rënie

Shefja e Fondit Monetar: Ekonomia botërore duhet të përgatitet për rënie

Shefja e sapozgjedhur e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva ka thënë se ekonomia botërore duhet të jetë e gatshme për të përballuar një rënie të re ekonomike.

Georgieva tha që ajo po merrte përsipër përgjegjësinë e organizatës me bazë në Uashington në një kohë kur rritja po ngadalësohej, tensionet e tregtisë po rriteshin dhe kishin borxhe në nivele rekord.


Në një deklaratë, ajo tha se, “Fondi Monetar është një institucion unik me një histori të shkëlqyeshme dhe një personel të klasit botëror. Unë vij si një besimtare e vendosur në mandatin tim, për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit të sistemit global ekonomik dhe financiar përmes bashkëpunimit ndërkombëtar. Në të vërtetë, sipas mendimit tim, roli i Fondit nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm se tani”, përcjell Telegrafi.

Fondi Monetar zgjedh presidenten e re
Lexo po ashtu Fondi Monetar zgjedh presidenten e re

Ajo shtoi se ajo kishte një “përgjegjësi të madhe” duke marrë përsipër punën në një kohë të vështirë të rritjes ekonomike, tensioneve tregtare dhe niveleve të larta historikisht të borxhit.

“Objektivat afatgjatë të FMN-së përfshinin trajtimin e çështjeve të tilla si pabarazitë, rreziqet e klimës dhe ndryshimet e shpejta teknologjike”, shtoi ajo.

Georgieva pas pozitë së numrit dy në Bankën Botërore është zgjedhur shefe e Fondit Monetar me një mandat pesë-vjeçar. /Telegrafi/