LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Taribo West: Mafia italiane nuk më lejoji të kisha sukses te Milani

Rrëfimi i Taribo West: Mafia italiane nuk më lejoji të kisha sukses te Milani
Taribo West (Foto: Stu Forster /Allsport/Getty Images/Guliver)

Ish-mbrojtësi nigerian, Taribo West, ka rrëfyer se mafia italiane e kishte penguar suksesin e tij te Milani.

Në dhjetor të vitit 1999, ai u transferua te Rossonerët nga rivali lokal, Inter, mirëpo regjistroi vetëm katër paraqitje dhe u huazua në Ligën Premier te Derby County, ndërsa kurrë nuk luajti më për klubin italian.


Të gjitha lajmet nga AC Milan
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga AC Milan

Gjatë një interviste për Score Nigeria, 45-vjeçari e ka fajësuar mafinë italiane për dështimin e tij te Milani.

Taribo West (Foto: Ben Radford /Allsport/Getty Images/Guliver)

Ai ka thënë se mafia nuk mund të pranonte që një lojtar nga Afrika të konkurronte për pozitën e legjendave, si Paolo Maldini dhe Alessandro Costacurta, në skuadrën e Rossonerëve.

“Mafia ka bërë gjithçka që kishte në fuqi që të sigurohej që unë të largohesha nga Milani. Ata prodhuan një tregim të mbrapshtë për mediat duke thënë se unë isha i lënduar, në përpjekjen e madhe për të më përzënë nga Milani”.

“Mjekët ishin korruptuar që të thoshin se unë isha i lënduar, por ishte gënjeshtër. E bënë atë, sepse mendonin se ishte e pakuptimtë që një lojtar afrikan të zinte vendin e këtyre legjendave që po plakeshin”.

“Liverpooli bëri ofertë, por në fund u desh ta pranoja kalimin te Derby County”, ka rrëfyer West, i cili krahas dy rivalëve nga Milano, ka luajtur edhe për klube, si Auxerre, Kaiserslautern e Plymouth Argyle, si dhe ka bërë 42 paraqitje për Nigerinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori