LAJMI I FUNDIT:

Lindsay Lohan po përpiqet me çdo kusht ta rikthejë famën e dikurshme, publikon këngën “Xanax”

Lindsay Lohan po përpiqet me çdo kusht ta rikthejë famën e dikurshme, publikon këngën “Xanax”
Lindsay Lohan (Foto: Cindy Ord/Getty Images for MTV/Guliver)

Aktorja dhe këngëtarja, Lindsay Lohan, pas plot 11 vitesh i është kthyer muzikës duke publikuar një këngë të re.

Projekti i ri titullohet “Xanax”, ndërsa 33-vjeçarja fillimisht e publikoi videon në profilin e saj në Instagram, por më pas e ka fshirë atë.


Megjithatë, ndjekësit e saj e kanë ruajtur dhe e kanë publikuar videon në YouTube, e cila ka marrë komente pozitive dhe është pëlqyer nga fansat e saj.

Për herë të fundit, Lindsay është marrë me muzikë në vitin 2008, ndërsa që atëherë ka pasur probleme të shumta me vartësinë, por edhe me ligjin.

Lohan e nisi karrierën që e vogël duke u marrë me modelizëm. Ajo është angazhuar për brendet e njohura, si “Calvin Klein” dhe “Abercrombie”.

Ndërsa u bë e popullarizuar me filmin “The Parent Trap” (1998) dhe pastaj vazhdoi suksesin në disa filma për të rinj, si “Freaky Friday” (2003), “Confessions of a Teenage Drama Queen” (2004) e “Mean Girls” (2004).

Megjithatë, vartësia nga droga dhe alkooli ia shkatërroi karrierën. Ajo ka luftuar me vite ndaj veseve të këqija duke shkuar shpesh nëpër klinika të ndryshme rehabilitimi. /Telegrafi/

Lindsay Lohan (Foto: Cindy Ord/Getty Images for MTV/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori