Mediat italiane shkruajnë me nota të larta për Amir Rrahmanin: ‘Muri kosovar’ që po rritet në Serie A
Në këtë fillim kampionati, përveç liderëve të Interit që kanë krijuar një ekip të fortë ku kanë pranuar vetëm një gol, edhe një skuadër po befason në mbrojtje, ajo është Hellas Verona.
Portieri i tyre Silvestri e ka nxjerr topin nga rrjeta katër herë në pesë ndeshje, tri prej tyre nga penalltia.
Goli i vetëm nga një aksion ishte ai që e shënoi Aaron Ramsey në ndeshjen e humbur 2-1 në Torino kundër Juventusit. Një fakt befasues, por që e vërteton cilësinë dhe punën e mirë që e ka bërë Ivan Juric deri në këtë moment.
Pjesa më e madhe e meritës i shkon mbrojtjes, gjegjësit njërit nga ta, shkruan Delinquenti del pallone, transmeton Telegrafi.
Po flasim për Amir Rrahmanin, mbrojtës qendror, 25-vjeçar dhe kapiten i Kosovës. Një blerje e qëlluar, që rrit përvojën e mbrojtjes, fizikun dhe cilësinë te Hellas Verona.
OFFICIAL: Kosovian centre back Amir Rrahmani left Dinamo Zagreb for newly promoted Serie A side Hellas Verona pic.twitter.com/AhVozbq2C7
— Transfer Sleuth (@TransferSleuth) June 27, 2019
Rrahmani ka lindur në Prishtinë më 24 shkurt 1994. Deri në këtë moment, karriera e tij është ndërtuar në Ballkan, në fakt ai ka veshur fanellat e klubeve si Drenica, Partizani Tiranë, Lokomotiva Zagreb dhe mbi të gjitha ajo e më e lavdishmja, Dinamo Zagreb.
Amir Rrahmani pasi luajti me të gjitha skuadrat e kombëtares shqiptare të të rinjve, në vitin 2016 zgjodhi të mbrojë ngjyrat e Kosovës, një ekip me të cilët po shkruan një pjesë historisë të vërtetë, duke pasur parasysh që kosovarët po luajnë jashtëzakonisht mirë për kualifikimet në Kampionatin Evropian të vitit 2020.
Ivan Juric me Veronan po e përdorin atë në të djathtë të qendrës me tre veta, ku prishtinasi po shfaq nivel të lartë.
Në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Udineses ai luajti një ndeshje pothuajse të përsosur në mbrojtje, duke mos i lënë sulmuesit kundërshtar të afroheshin te porta, ndërsa edhe në sulm shkon shpesh te porta kundërshtare për të rrezikuar me kokë, vazhdon rrëfimi i Delinquenti del pallone, transmeton Telegrafi.
Ai ka një sens të mirë gol, duke pasur parasysh dhjetë gola të shënuar deri më tani në karrierën e tij me klubet, të cilave i shtohen edhe gjashtë të shënuara me kombëtaren.
Të shohësh duke luajtur Amir Rrahmanin, ta jep përshtypjen e fortë se e sheh një mbrojtës modern, të mirë në të dy fazat.
Verona e Juric është një nga notat më pozitive të këtij fillim sezoni në Serie A dhe Amir Rrahmani është pjesë e saj.
Shenjat, trupi dhe këmbët e Amir Rrahmanit, që po njihet si ‘Muri kosovar’ me vendosmërinë e tij, po përpiqet që së bashku me të tjerët, t’i ngjallin ngjyrat e lavdishme të Hellas Veronas. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës