LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nëse ka përafrim të qëndrimeve për Prokurorinë mund të ketë takim të liderëve

Mickoski: Nëse ka përafrim të qëndrimeve për Prokurorinë mund të ketë takim të liderëve

Qeverisë nuk i konvenon miratimi për ligjin për Prokurorinë Publike, LSDM dëshiron të ngecë gjithë procesin. Ata nuk duan të arrijnë marrëveshje sepse duan të zbatojnë dhunën juridike në luftën me kundërshtarët politikë. Unë nuk jam optimist, jam i bindur që ata nuk duan marrëveshje”, tha lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistë për AIM-në.

Për pretendimet se është pikërisht OBRM-PDUKM që nuk dëshiron që ligji të miratohet, Mickoski thotë se do të donte të dinte se në çfarë bazohen ato pretendime, duke theksuar se ata nuk kanë qëllim të legjitimojnë paligjshmërinë ose të komprometojnë me ligjin. përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Por të gjithë ata që kanë bërë gabime para ligjit dhe që janë të turpëruar para qytetarëve, ne kemi thënë, ne kemi përsëritur në disa raste shumë me zë të lartë dhe të qartë se duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Mickoski.

Ai në intervistë tha se pas takimit të fundit të liderëve nuk kishte komunikim zyrtar në nivelin e kryetarëve të partive midis tij dhe kryetarit të LSDM-së dhe kryeministrit Zoran Zaev dhe se për momentin pozicionet e dy palëve negociuese janë shumë të ndryshme.

Sa i përket asaj nëse do të ketë takim me Zaevin për ligjin e Prokurorisë Publike, Mickoski tha se takimi i liderëve është i mundur nëse ekziston një përafrim i pozicioneve të të dyja palëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori