LAJMI I FUNDIT:

Genc Prelvukaj merr pasaportën e Shqipërisë

Genc Prelvukaj merr pasaportën e Shqipërisë
Genc Prelvukaj (Foto: Kastriot Zhugolli)

Këngëtari dhe reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, së fundmi ka bërë të ditur se ka marrë nënshtetësi shqiptare.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, ai ka prezantuar pasaportën e tij të re, teksa përmes një shkrimi të gjatë ka treguar se sa krenar ndjehet tani me posedimin e saj.


“Ne shtepine tone ky dokument mungoi per 100 vite rresht. I fundit qe e kishte, ishte stergjyshi Mehmeti.
Per mua, ky nuk eshte vetem dokument udhetimi, eshte dicka me shume, eshte shpirterore. E kam dashur Shqiperine si femije dhe vazhdoj ta dua si i rritur. Eshte kultura e trasheguar ne shtepi me shekuj. Shume nga paraardhesit e mi kane rene ne fushebeteje per Shqiperine dhe ne jemi edukuar ne ate fryme.
Kam qene cdohere qytetar i saj, me emocion dhe zemer ndersa nga sot jam edhe me dokumentet e saj.
Sot kam marre pasaporten e Republikes se Shqiperise”, (sic.), ka shkruar Prelvukaj në Facebook.

Ai përndryshe, tash e sa vite është në lidhje me këngëtaren nga Shqipëria, Eni Koçi, me të cilën ka sjellë edhe disa bashkëpunime.

Genc Prelvukaj përndryshe është mjaft aktiv në industrinë e muzikës me projekte të ndryshme muzikore, që gjithmonë mirëpriten nga publiku. /Telegrafi/

Foto: Genc Prelvukaj/Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori