LAJMI I FUNDIT:

Simeone pas ndeshjes me Juventusin: Nuk u dorëzuam, luftuam dhe morëm një barazim të merituar

Simeone pas ndeshjes me Juventusin: Nuk u dorëzuam, luftuam dhe morëm një barazim të merituar
Diego Simeone (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Diego Simeone e ka vlerësuar lartë dhe të merituar barazimin e Atletico Madridit kundër Juventusit me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve.

Bianconerët ishin në epërsi 2-0 me golat e Juan Cuadrado dhe Blaise Matuidi, por Atletcio luftoi deri në fund për të arritur të barazoj rezultatin me golat e Stefan Savic dhe Hector Herrera.


“Neve na mungoi diçka në pjesën e parë dhe Juve u rrit pas pushimit, por mua më pëlqeu fakti që nuk u dorëzuam kurrë dhe luftuam përsëri për një rezultat”, ka thënë fillimisht Simeone në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

Atletico Madridi dhe Juventusi dhurojnë spektakël, barazojnë në trilerin e katër golave
Lexo po ashtu Atletico Madridi dhe Juventusi dhurojnë spektakël, barazojnë në trilerin e katër golave

“Ne gjithmonë përpiqeshim të krijonim situata ku mund të dëmtonim Juven. Jose Maria Gimenez shkoi afër, ashtu si Vitolo dhe Angel Correa, kështu që ishte një pikë më shumë se e merituar”.

“Nuk e shoh këtë barazim si një rezultat të mirë apo të keq. Juve është kundërshtar shumë i fortë me shumë përvojë dhe një moshë mesatare prej 29 vjetësh në krahasim me tonën 24 vjet”.

Notat e lojtarëve, Atletico Madrid 2-2 Juventus: Cuadrado e Trippier më të mirët, Ronaldo nën mesatare
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Atletico Madrid 2-2 Juventus: Cuadrado e Trippier më të mirët, Ronaldo nën mesatare

“Përvoja ndihmon në këtë nivel dhe kjo është arsyeja pse ndeshjet si kjo mund të na ndihmojnë të piqemi për atë që pret në të ardhmen”.

“Gjëja e rëndësishme është të mos humbasim intensitetin gjatë lojës dhe të mbajmë besim në karakteristikat tona”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori