Në një intervistë të gjatë për So Foot, Lorik Cana ka treguar për kohën që po kalon pas pensionimit nga futbolli dhe për Përfaqësuesen e Kosovës dhe Kombëtaren e Shqipërisë.
Kapiteni legjendar ka thënë se është ëndrra e popullit shqiptar që të ndodhë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe se sporti gjithmonë ka qenë ambasadori më i mirë i kombit shqiptar.
Ju e përfunduat karrierën në fund të Euro 2016. Si e keni kaluar jetën tuaj në këto tre vite?
Kam udhëtuar, kam kaluar kohë me familjen dhe të afërmit e mi. Përfitova pak më shumë nga gastronomia (qesh). Viti i parë ishte relaks, shtova peshë. Pastaj mora kualifikimin e parë si drejtor sportiv. Tani, prej dy vitesh, kam vënë në punë projektin e fondacionit që kam për zemër, të promovoj sportin për fëmijët në Shqipëri dhe Kosovë. Në fundin e vitit 2019, do të jenë rreth 1000 fëmijë të cilët do të jenë pjesë e programit të fondacionit. Puna është për shembull të ndërtojmë mini-fusha sportive në hapësira publike dhe të shoqërojmë fëmijët në aktivitete sportive me edukatorë. Ne e filluam në Tiranë dhe tani po shpërndahemi më gradualisht.
Në vitin 2009, ju keni folur në një intervistë për So Foot për pasionin tuaj për civilizimin Ilir dhe dëshirën që një ditë t’i kushtoni një fondacion kërkimeve arkeologjike në Kosovë…
Fondacioni im mbështetet në dy shtylla të mëdha. E para është natyrisht sporti. Pjesa tjetër është trashëgimia arkeologjike. Ne duhet të gjejmë partneritetin me ministritë dhe organizata të mëdha që ta promovojmë, gjë që nuk është bërë shumë në vitet e fundit… Në Shqipëri, niveli i papunësisë është mjaft i lartë. Popullata është shumë e re, sidomos në Kosovë. Dhe të rinjtë e shohin emigrimin drejt vendeve të pasura si e vetmja mënyrë për të ndihmuar familjet e tyre. Ndaj ka shumë sfida për Shqipërinë dhe aspekti i trashëgimisë kombëtare nuk ka ende atë rëndësinë që meriton.
Momentet më të mira të karrierës tuaj janë me kombëtaren e Shqipërisë?
Gëzimet dhe zhgënjimet më të mëdha janë me ekipin kombëtar. Humbjet dhe jo një në veçanti. Nuk arrin t’u përmbushësh njerëzve pritshmërinë që kishin ndaj teje, ndjen faj. Pas humbjeve, ishte jashtëzakonisht e vështirë për mua të flija për 2-3 net, edhe kur isha në klub, edhe kur e dija që kundërshtari ishte më i fortë.
A e kujtoni grumbullimin e parë? Në qershor 2003, në Gjenevë, Zvicër-Shqipëri. Zvicra, vendi ku u rritët…
Ishte shumë special. E mora ftesën time të parë për një miqësore në vitin 2002. Në atë vit, unë iu bashkova ekipit të profesionistëve të PSG, por luajta pjesën më të madhe të ndeshjeve me ekipin e rezervave, të drejtuar nga Antuan Kumbare, ai që më çoi te PSG. Unë ende e kujtoj një ndeshje në “Camp des Loges” ku Luis Fernandez u tall rreth Shqipërisë që merrte një lojtar nga ekipi B i PSG-së për të luajtur me ekipin A. Ishte një tallje që më komplimentoi më shumë se çdo gjë tjetër. Ndaj në qershor 2003, unë hyra të luaj në pjesën e dytë të ndeshjes në Zvicër. Ndeshja u luajt rreth 50 kilometra larg vendit ku isha rritur.
Pse ishte kaq e qartë në mendjen tuaj se do të luaje për Shqipërinë, duke e ditur se Raymond Domenech ju kishte kontaktuar për t’u integruar me Francën?
Gjyshi im ishte një nga ata të gjeneratës së parë që kërkoi pavarësinë e Kosovës në vitin 1990. Një nga xhaxhallarët e babait tim, shkrimtar dhe gazetar, ishte një nga aktivistët më të mëdhenj të kauzës shqiptare në Kosovë. Babai im ishte një futbollist i Prishtinës dhe përfaqësoi minoritetin shqiptar në ish-Jugosllavi nëpërmjet futbollit. Ne e përjetuam këtë konflikt në vitin 1990. Në zemrën time, e ndjeja që fëmijë nevojën dhe dëshirën për të bërë diçka për vendin tim.
A e imagjinonit në moshën 20-vjeçare se një ditë do të përfaqësonit Shqipërinë në fazën finale të një turneu madhor?
Sinqerisht, për shumë vite, të kualifikoheshim për një turne madhor ishte një ëndërr thuajse e paprekshme. Kur unë arrita në ekip, ne kishim lojtarë të mëdhenj të cilët luanin në Bundesligë, por nuk ia dolëm të merrnim më të mirën nga ai brez. Më kujtohet një fitore ndaj Greqisë, që sapo ishte shpallur Kampione e Evropës, 2-1 në Shqipëri. Nga viti 2006, deri në 2012, ne kemi përjetuar ulje dhe ngritje. Më pas, një trajner italian erdhi Gianni De Biasi. Ai punoi shumë në fushë dhe jashtë saj që t’u jepte mundësinë shqiptarëve që nuk kishin lindur në Shqipëri që të përfaqësonin kombin e tyre. Shqiptarët kanë luajtur gjithmonë në klube të mëdhenj, por disa prej tyre përfaqësonin Gjermaninë, të tjerët Zvicrën, apo Belgjikën, të tjerë Greqinë e Turqinë… Për herë të parë, ne ia arritëm të përdornim këtë moment kyç në histori që të sillnim të gjithë shqiptarët e lindur apo me origjinë në ekipin kombëtar, dhe ne ia dolëm, me një numër më të gjerë lojtarësh në dispozicion, që të kualifikoheshim në Evropian.
A u përfshitë në këtë thirrje nën flamur?
Sigurisht. Ishte rasti i vëllezërve Xhaka. Më kujtohet që vëllai i vogël, Graniti, i cili luan për Arsenalin, më telefonoi pasi dëshironte të luante në ekipin kombëtar. Në atë kohë, FIFA nuk jepte leje pasi nuk kishte pasaportën shqiptare. Një nga lojtarët e parë që luajti për Shqipërinë pasi luajti për të rinjtë e Zvicrës ishte Basha, i cili luajti për shumë vite në Serinë A, përfshirë me skuadra si Torino.
Në rrugën drejt Euro 2016, ka një moment të veçantë, udhëtimi juaj në Serbi më 14 tetor 2014. Një dron mbërrin mbi fushë me flamurin e Shqipërisë së Madhe. Tifozët serbë zbresin në fushë për të luftuar, një prej tyre godet me stol në kokë një nga shokët tuaj të skuadrës. Ju i hidheni. Dhe ju, lojtarët shqiptarë, jeni të detyruar të ktheheni në dhomat e zhveshjeve për t’u mbrojtur…
Ne e nisëm fushatën eliminatore duke mundur Portugalinë, në atë që mbetet humbja e vetme e Portugalisë deri në fitoren e tyre në Euro 2016. Në arritëm në atë ndeshje në pozita të mira në grup. Armiqësinë në Serbi e kishim pritur që në momentin e shortit, por në asnjë moment nuk e kishim menduar se do të ishim në rrezik fizik në një fushë futbolli. Tifozët serbë na sulmuan në fushë, ishte thuajse diçka joreale.
Çfarë ju kalonte në mendje në ato momente? A ishit të frikësuar?
Aspak. Në atë moment reagon në mënyrë natyrale. Ne kishim një bashkëpunim mes nesh aq të madh sa që nëse dikush sulmonte një prej vëllezërve të tu, kishe si refleks ta mbroje. Vetëm më vonë e kuptuam që mund të kishte shkuar më keq. Fatmirësisht, nuk kishte dëmtime serioze.
Në Grupin A të Euro 2016, shorti ju vuri bashkë me Zvicrën, vendin ku u rritët dhe Francën, vendin ku jetuat një pjesë të madhe të karrierës…
Në ndeshjen e parë të Europianit, Shqipëri-Zvicër, pesë futbollistë të 11-shes së Zvicrës ishin me origjinë shqiptare (Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Blerim Xhemajli dhe Xherdan Shaqiri). Ne folëm shqip bashkë, jo në fushë, nuk flet shumë atje, por para ndeshjes.
https://www.youtube.com/watch?v=KUavsrRUf-c
Në minutën e 36, u ndëshkuat me karton të kuq. Në atë moment, e dinit menjëherë që do të përjashtoheshit dhe do të dënoheshit për ndeshjen ndaj Francës?
Nëse gjyqtari vërshëllente për ta, e dija që isha jashtë. Ndërsa Seferovic po më tërhiqte fanellën poshtë, kisha një shpresë të vogël se po vërshëllente për ne. Kur rrëshqita, kisha 2 të qindtat e sekondës të merrja vendimin, të mundohesha të ngrihesha duke e ditur se ai do të ishte i vetëm për të shënuar golin e 2-0, ose të ndaloja në çdo mënyrë topin para se të hynte në zonë. Unë mora vendimin për të ndalur topin… dhe thuajse funksionoi, pasi pranë fundit ne iu afruam shumë barazimi.
Pavarësisht një fitoreje ndaj Rumanisë, udhëtimi juaj u ndal në grupe. A keni ndonjë pendesë?
Pendesa e vetme ishte mënyra se si nisëm ndeshjen ndaj Zvicrës. Ishim nën trysni gjatë 20 minutave të parë. Pastaj dhuruam një paraqitjet të madhe, në ndeshjen e radhës, ne mbajtëm Francën në barazim deri në minutat shtesë. Pastaj ia dolëm të fitonim ndeshjen me Rumaninë. Isha shumë me shpresë se do të përfundonim mes vendeve të treta më të mira, por nuk na ndihmoi fakti se ishim në Grupin A. Më pas, ishte kjo ndeshje Hungari-Portugali ku të gjithë përfunduan të lumtur (3-3), pasi ata e dinin që më përpara se cilat rezultate i kualifikonin.
A ishte pjesëmarrja e Shqipërisë në Euro 2016 një ndikim në praktikimin e futbollit mes të rinjve në vendin tuaj?
Pjesa më e madhe e të rinjve luajnë futboll dhe e ndjekin futbollin. Pak nga pak janë edhe femrat që po e bëjnë një gjë të tillë. Por në vendin tonë, aspekti i licencimit nuk është si në Francë, pasi qasja ndaj infrastrukturës nuk është i përballueshëm nga të gjithë. Në Shqipëri, nëse do të bëhesh pjesë e një ekipi, duhet të integrohesh në një akademi dhe pjesa më e madhe e familjeve shqiptare nuk e përballojnë as të paguajnë qoftë edhe 25 euro për djalin e tyre që të bëhet pjesë e ekipit… Suksesi i skuadrës tonë ishte i bazuar më shumë te lojtarët që ishin rritur jashtë, përfshirë edhe mua, të cilët kishin mundësinë që të stërviteshin në fusha të mira dhe nga supertrajnerë. Sfida e madhe e vendit tonë është t’u japë mundësinë më të mirë të mundshme të rinjve të lindur në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoninë e Veriut, që të mundohen të praktikojnë futbollin kur të rriten.
Edoardo Reja është trajneri i ri i Shqipërisë që nga muaji prill. Si po e shihni atë?
Ai është një trajner italian i cili ka një eksperiencë shumë të madhe, jo edhe aq shumë larg Italisë, por Shqipëria është shumë e fokusuar drejt Italisë. Unë e kam njohur kur kam luajtur te Lacio. Mendoja se ai ka ndryshuar nga pikëpamja e marrëdhënieve. Ai e ka kuptuar se atmosfera në ekipin kombëtar është shumë e rëndësishme, lojtarët nuk duhet të ndihen si të zënë në çark në fushën e gjelbër. Duhet që lojtarët të takojnë familjarët e tyre dhe të ndjejnë mbështetjen e publikut. Në aspektin sportiv, Shqipëria nuk po sheh momentin e saj më të mirë. Nuk ngjiti asnjëherë me Christian Panuccin pas Evropianit dhe ne nuk mund të kërkojmë menjëherë rezultate të mëdha ndaj lojtarëve të rinj që mbërrijnë tani.
E keni thënë në një tjetër intervistë këtë javë se mangësitë e brezave aktual në Shqipëri shpjegohen në veçanti nga shpërndarja e talenteve mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut…
Ne e dinim prej shumë vitesh se shqiptarët me origjinë nga Kosova do të ktheheshin natyrshëm drejt Kosovës. Tani nuk kemi një ekip kombëtar të Shqipërisë, por dy ekipe që përfaqësojnë dy shtete: Shqipërinë dhe Kosovën. Dhe talentet më të mëdhenj aktualisht luajnë për Kosovën. Në të ardhmen, do të kemi shumë vështirësi të rigjejmë gjenerata të afta të pretendojnë përsëri një kualifikim në Evropian. Dhe nëse një ditë Kosova do të kualifikohet për një turne madhor, Shqipëria do të jetë në mënyrë të pakundërshtueshme pas Kosovës. Përveç kësaj, në ekipin e Shqipërisë që u kualifikua në Euro 2016, gjysma e lojtarëve ishin me origjinë nga Kosova.
Edhe ti, pasi familja juaj është me origjinë nga Gjakova, në Kosovë. A mendon se do të shohësh një ditë, në një të ardhme të largët, një përzgjedhje të Shqipërisë së Madhe, nëse Shqipëria dhe Kosova do të bëhen përsëri bashkë?
Nuk e di. Tani po punohet për të konsoliduar Kosovën në arenën ndërkombëtare, ku njihet tashmë nga rreth 100 vende, por nuk është ende anëtare e Kombeve të Bashkuara. Kosova duhet të gjejë një marrëveshje me Serbinë në mënyrë që të njihen në mënyrë reciproke si dy shtete të pavarura dhe që njerëzit e Kosovës të udhëtojnë të lirë në Kosovë. Për ne, shqiptarët, bashkimi kombëtar është ëndrra jonë, por më parë kemi shumë gjëra për të rregulluar. Ajo që është e sigurt, është se sporti ka qenë gjithmonë ambasadori më i mirë i kombit shqiptar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë