LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e PDK-së parashikojnë komunat që fiton PDK-ja dhe japin përqindjet e mundshme të partive

Zyrtarët e PDK-së parashikojnë komunat që fiton PDK-ja dhe japin përqindjet e mundshme të partive

Zyrtarët e PDK-së, Abelard Tahiri dhe Valdete Idrizi, kanë dhënë parashikimet për numrin e komunave që mund t’i fitojë PDK-ja dhe përqindjet që mund t’i marrin partitë në zgjedhje parlamentare.

Valdete Idrizi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini duke parashikuar numrin e komunave që do të mund t’i fitojë PDK-ja ka thënë se PDK synon të fitojë në komunat ku kishte fituar edhe në vitin 2014 kur kishte garuar si e vetme.


Tahiri: Keqardhje për vrasjet që ndodhen në Prishtinë, PDK do ta ketë prioritet çështjen e pronave
Lexo po ashtu Tahiri: Keqardhje për vrasjet që ndodhen në Prishtinë, PDK do ta ketë prioritet çështjen e pronave

“Jam shumë e sigurt që do të dalim të parët në Mitrovicë. Në Vushtrri, absolutisht. Skenderaj, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Shtime, Prizren, Dragash. Në Ferizaj do të dalim edhe më të fuqishëm se që jemi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Idrizi ka thënë se do të fitojnë edhe në Kaçanik, e Han të Elezit, pastaj Suharekë, Klinë, Drenas, Malishevë e Rahovec.

Abelard Tahiri nga ana tjetër ka thënë se në nivel vendi PDK do të shkojë në kuotën e 30% të votave të fituara, LDK-22%, AAK-PSD do të marrin 17%, Vetëvendosje do të merr 15%. Ndërsa sipas Tahirit koalicioni NISMA-AKR-PD nuk do të mund të kalojë pragun./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori