LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Keqardhje për vrasjet që ndodhen në Prishtinë, PDK do ta ketë prioritet çështjen e pronave

Tahiri: Keqardhje për vrasjet që ndodhen në Prishtinë, PDK do ta ketë prioritet çështjen e pronave

Ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri,  në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka shprehur keqardhje për rastin që ka ndodhur sot në Prishtinë ku si pasojë e një konflikti humben jetën dy persona dhe dy të tjerë morën plagë të rënda.

“Pa dyshim që zakonet nuk kanë vend në vendin tonë. Ne jemi shoqëri moderne dhe funksionon ligji dhe Kushtetuta e Kosovës në gjithë vendin. Duke shprehur keqardhje për personat që kanë vdekur gjatë ditës së sotme pas një konflikti brenda dy familjeve në Prishtinë. Ky është rast i rënd me e humb jetën për shkak të pronësisë”.


Zyrtari i PDK-së ka thënë se një problem i madh në Kosovë është se shumë pronarë zotërojnë pronën por nuk kanë dokumentacion për to.

“40% e qytetarëve në Kosovë posedojnë prona pa zotëruar dokumentet përkatëse”, deklaroi ai, përcjell Telegrafi.

Ministri në largim i Drejtësisë thotë se për shkak të çështjeve pronësore, shumë lagje kanë mbetur të bllokuara dhe nuk mund të bëhen ndërtime.

“Pjesë e programit të PDK-së është edhe rregullimi i çështjeve pronësore. Edhe vendet tjera të rajonit kanë pasur probleme pronësore. Në tri vitet e ardhshme pjesë e programit qeverisës të PDK-së do të jetë legalizimi i pronave”.

Tahiri u shpreh në RTV Dukagjini se institucionet e Kosovës do të merren me këtë rast pasi ende është duke u hetuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori