LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj jep parashikimet e tij se në cilat komuna fiton AAK-ja

Haradinaj jep parashikimet e tij se në cilat komuna fiton AAK-ja

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se në disa komuna si Prizreni, partia e tij ka dyfishim të votave.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka dhënë parashikimet e tij se në cilat komuna do të fitojë AAK në zgjedhjet parlamentare.


“Leposaviqin, Zveçanin, Zubin Potokun. Shkojmë me radhë në Kosovën perëndimore. Fillojmë nga Istogu, Peja, Gjakova, Deçani, Juniku, Klina, Rahoveci, Suhareka deri në Prizren”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haradinaj ka thënë ka disa komuna në të cilat AAK është rritur shumë dhe pavarësisht se a do të fitojë numerikisht, ata do të jenë prej fituesve.

“Në Obiliq nuk ka dyshim se do të fitojmë”, ka tërhequr vërejtjen Haradinaj.

Ai më pas ka thënë se në komunat e Anamoravës ka zhvillime shumë të mira për AAK-në.

Haradinaj: Kishin skenare ndaj meje, nuk e pritën që ua lë letrat në dorë
Lexo po ashtu Haradinaj: Kishin skenare ndaj meje, nuk e pritën që ua lë letrat në dorë

“Jo vetëm në Kamenicë por edhe Viti, Gjilan, Ferizaj ka zhvillime të mira”.

I pari i AAK-së ka thënë se partia e tij në këto zgjedhje sipas kalkulimeve të brendshme do të fitojë deri në 30%  të votave. /Telegrafi/