Pavarësisht angazhimit të sektorit privat në aftësimin e të rinjve në industri të ndryshme, Qeveria duhet të luajë rol kyç në përgatitjen e të rinjve në fusha të caktuara përmes programeve strategjike afatgjate. Kjo u tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ku bizneset e pranishme dhanë rekomandimet e tyre rreth kapitalit njerëzor në Kosovë për Qeverinë e re.
“Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se ndër sfidat më të mëdha me të cilat po ballafaqohen bizneset kosovare, e sidomos ato në sektorin e prodhimit, shërbimeve, dhe tregtisë, është edhe sigurimi i kuadrove të duhura të fuqisë punëtore, duke shtuar se Qeveria e re duhet të fokusohet edhe në aftësimin e të rinjve për të qenë të gatshëm për tregun e punës.
Përfaqësuesja e kompanisë Limak, Valentina Gara, tha se kapitali njerëzor është një faktor shumë i rëndësishëm në zhvillimin e individëve për përgatitjen e tyre profesionale. Ajo shtoi si të nevojshme investimin social në shoqëri në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës përmes trajnimeve të ndryshme, duke thënë se zhvillimi ekonomik arrihet jo vetëm nga hapja e vendeve të punës por duke krijuar kuadrot e duhura në vendin e punës përmes investimeve të bëra nga Qeveria në programe të ndryshme.
Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë Orbico, Fikret Havolli, tha se mungesa e kuadrove të kualifikuara duhet të adresohet si problem kryesor për të arritur zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Havolli tha se Qeveria e re në fokus duhet të ketë krijimin e një strategjie afatgjate për ta aftësuar fuqinë punëtore si dhe të prioritizojë zhvillimin e fushës së ndërmarrësisë. Tutje ai shtoi si rekomandim krijimin e një pakoje stimuluese për të rinjtë në aftësimin e tyre sipas elementeve të KPI e cila do të ndihmonte në mbështetjen dhe motivimin e talentëve në vend për t’u zhvilluar më tutje”, thuhet në njoftim.
Ndërsa përfaqësuesi Rainer Gerke nga kompania gjermane Getting Competent theksoi rëndësinë e promovimit të faktorëve të cilët mbajnë fuqinë punëtore në vend në mënyrë që Kosova të mos ketë mungesë në industri të caktuara. Ai shtoi se Qeveria duhet të identifikojë arsyet se pse të rinjtë largohen nga vendi dhe të fokusohet në krijimin e kushteve të favorshme për aftësimin e tyre për të zhvilluar karrierën e tyre në vend, duke shtuar se kapitali njerëzor duhet të jetë faktor i cili nxit të rinjtë të mos largohen në tregje ndërkombëtare.
Në anën tjetër, Ariel Shaban nga kompania prodhuese KIVO tha se nevojiten reforma në programet afatgjate të punës praktike në universitete duke përmendur si kyçe bërjen e një studimi konkret të nevojave në këtë drejtim, ku shtoi se vendimet e marra nga Qeveria do të bazoheshin në këto studime profesionale. Ai shtoi poashtu si të rëndësisë parësore parashikimin e pozicioneve afatmesme dhe afatgjate duke thënë se nevojitet qasje më sistematike në edukimin professional për të balancuar ofertën dhe kërkesën në treg. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë