LAJMI I FUNDIT:

Pamje të papara të fluturakes amerikane B-2, brenda kabinës së bombarduesit më të avancuar në botë

Pamje të papara të fluturakes amerikane B-2, brenda kabinës së bombarduesit më të avancuar në botë

Në fund të muajit prill të këtij viti, për herë të parë në historinë 30-vjeçare të programit të bombarduesve B-2 Stealth të forcave amerikane ajrore, është publikuar një video e filmuar brenda kabinës së bombarduesit më të avancuar në botë që e ka realizuar regjisori nga Dallasi, Jeff Bolton, shkruan Business Insider.

Derisa në video shpjegohet gjithçka në detaje dhe mund të shihet edhe momenti kur kjo fluturake që konsiderohet makth për forcat e armikut, mbushet në ajër nga aeroplani tjetër cisternë mbi qiellin e Missouri, transmeton Telegrafi.


Ishte regjisori Jeff Bolton që njëherit njihet si adhurues i flaktë i aviacionit, i cili pati rastin të futet brenda kësaj fluturake dhe të filmon gjithçka. Aty opinioni pati rastin ta shoh për herë të parë se si duket ky aeroplan bombardues që edhe sot mban titullin e më të rrezikshmit në planetë.

Kujtojmë se një nga arsyet që këtij aeroplani ia kanë frikën të gjithë tjerët, është fakti sepse mbetet i vetmi që deri më sot mund t’i fshihet radarëve dhe mund të hedhë bomba bërthamore.

Ky aeroplan mund të mbajë 16 bomba bërthamore njëmijë kilogramëshe të modelit B83. E hera e parë që është angazhuar në luftime ka qenë lufta në Kosova në vitin 1999.

Megjithatë ai është përdorur më vonë edhe në luftën e Irakut dhe Afganistanit, por ka shërbyer edhe në Paqësor për t’i dhënë mesazhe Kinës dhe Koresë së Veriut.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotogalerinë dhe videon e publikuar më poshtë dhe do të bindeni se jo më kot mban epitetin e më të rrezikshmit dhe të avancuarit në botë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Serbia
Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Evropa
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori