LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Haradinaj e autorizoi Thaçin të nisë bisedime për ndarjen, LDK e parandaloi

Osmani: Haradinaj e autorizoi Thaçin të nisë bisedime për ndarjen, LDK e parandaloi

Ish-deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shpërndarë dy fotografi me rezoluta ku shkruan se kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, e ka sponsorizuar rezolutën e cila e autorizoi Thaçin që të nisë bisedimet për ndarjen e Kosovës.

Ndërsa në fotografinë e publikuar me rezolutën e dytë, Osmani vë në pah se si LDK-ja e kishte parandaluar që presidenti të bënte një gjë të tillë.


“Rezoluta në foto 1 që E AUTORIZON Thaçin për bisedime dhe i hapë rrugën për planin e ndarjes: E sponzorizuar nga Haradinaj, e parandaluar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Rezoluta në foto 2 që IA NDALON Thaçit dhe kujtdo tjetër të negociojë territorin: E sponzorizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por e parandaluar nga Haradinaj me deputetët e tij dhe PAN-istët e tjerë.

Bëjeni llogarinë vet tani, se kush vërtetë parandaloi ndarjen e Kosovës. Një parti me 10 deputetë, apo një parti me 25 deputetë (që bashkë me partitë e tjera opozitare përbënim shumicën shqiptare)”, ka shkruar ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori