LAJMI I FUNDIT:

Dukagjini nuk pranon të shtyhet ndeshja me Prishtinën, kërkon të luhet në terren neutral

Dukagjini nuk pranon të shtyhet ndeshja me Prishtinën, kërkon të luhet në terren neutral

Komisioni i Garave ka vendosur për ta shtyrë ndeshjen e javës së dytë të Superligës ndërmjet FC Prishtinës dhe KF Dukagjinit me arsyetimin e mos dëmtimit të terrenit në “Fadil Vokrri”.

Ky vendim duket se nuk u ka pëlqyer klubit nga Klina, të cilët kërkojnë që ndeshja të zhvillohet në një terren neutral.


Dukagjini do të bëjë edhe kërkesë zyrtare në Federatën e Futbollit të Kosovës për mos shtyrjen e kësaj ndeshje.

Komisioni i garave e cakton datën e re për ndeshjen Prishtina - Dukagjini
Lexo po ashtu Komisioni i garave e cakton datën e re për ndeshjen Prishtina - Dukagjini

Dukagjinasit kërkojnë që të respektohet rregullorja e garave dhe të mos vendoset për shtyrjen e ndeshjes.

“Klubi i futbollit Dukagjini nga Klina kërkon nga Federata e Futbollit e Kosovës që ndeshja e xhiros së dytë në IPKO Supërligën e Kosovës në futboll në mes klubit të futbollit FC Prishtina nga Prishtina dhe klubit të futbollit Dukagjini nga Klina e paraparë të zhvillohet këtë vikend, mundësisht të zhvillohet në ndonjë stadium alternativ pasi që rregullorja e Federatës dhe Komisionit të Garave e parasheh që ekipet e Supërligës të kenë edhe nga një stadium alternativ ku mund t’i zhvillojnë ndeshjet në raste të tilla si ky i FC Prishtinës, dhe në këtë kontekst kërkojmë që ndeshja mos të shtyhet por të zhvillohet në terminin e paraparë”, thuhet në kërkesën e klubit klinas.

Kujtojmë se deri të shtyrja e kësaj ndeshje ka ardhur për arsye të ruajtjes së stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshje të shtatorit që Kosova e luan ndaj Çekisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori