LAJMI I FUNDIT:

Komisioni i garave e cakton datën e re për ndeshjen Prishtina – Dukagjini

Komisioni i garave e cakton datën e re për ndeshjen Prishtina – Dukagjini

Komisioni i Garave në FFK ka bërë një njoftim zyrtar për shtyrjen e ndeshjes dhe orarin e ri, Prishtina – Dukagjini, takim i javës së dytë.

Në vendimin e publikuar mes tjerash thuhet se deri te shtyrja e ndeshjes ka ardhur për arsye gjendjes jo të mirë në fushën “Fadil Vokrri”.


Ky komision e ka vendosur dhe datën e re të ndeshjes, që do të jetë 25 shtator.

“Komisioni i Garave, në përbërje Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 20.08.2019, në selinë e FFK-së, bazuar në gjendjen faktike të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mori këtë: Ndeshja e javës së dytë e IPKO-Superligës ndërmjet FC Prishtina dhe KF Dukagjini, e përcaktuar për t’u zhvilluar me datë 24.08.2019 shtyhet për datën 25.09.2019” thuhet në njoftim .

Komisioni i Garave e ka bazuar këtë vendim në gjendjen jo të mirë të fushës, përkatësisht renovimit të saj dhe përgatitjes për ndeshjen e radhës të Kombëtares së Kosovës kundër Republikës së Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, vendosi që ndeshja e javës së dytë ndërmjet FC Prishtina dhe KF Dukagjini,  të shtyhet për datën 25 shtator, 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori