Karateistja jonë, Qëndresa Ibrahimi, u rendit e pesta në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Garuesja kosovare ishte e pafat në luftën për medaljen e bronzntë.


Ajo nuk arriti të kalojë boshnjaken Nejra Sipoviq, medaliste e bronztë në Kampionatin Evropën 2026.


Megjithatë, vendi i pestë në Lojërat Mesdhetare vlerësohet sukses për Ibrahimin.

Vlen të theksohet se Kosova deri tani ka fituar pesë medalje në Taranto, me Donjeta Sadikut e artë në boks, Laura Fazliun të argjendtën në xhudo dhe Akil Gjakova, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha të bronztën. /Telegrafi/

telegrafi sport app