Qëndresa Ibrahimi lufton për të bronztën në “Taranto 2026”

Karateistja jonë, Qëndresa Ibrahimi, është një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Garuesja jonë u kualifikua në gjysmëfinale pas fitores ndaj turkes, Zumra Rezan.
Në gjysmëfinale u mund nga marokenia, Chaimae Elhayti, kështu që do t’i duhet një fitore për të arritur medaljen e bronztë.
Ndërkohë, Albulena Gërvalla u ndal në luftën e parë.
Vlen të theksohet se Kosova deri tani ka fituar pesë medalje në Taranto, me Donjeta Sadikut e artë në boks, Laura Fazliun të argjendtën në xhudo dhe Akil Gjakova, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha të bronztën. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
47 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate










































