Abū Naṣr Muḥammad ibn Muḥammad al Fārābī (i njohur në Perëndim si Alpharabius, pra Al-Farabi) ishte një nga intelektualët e hershëm islamikë, vlera e të cilit shtohet për faktin se përktheu dhe përhapi doktrinat e Platonit dhe të Aristotelit. Kontribuoi në shkencë, filozofi, logjikë, sociologji, mjekësi, matematikë, kozmologji e muzikë, si dhe ushtroi ndikim të madh te filozofët e mëvonshëm islamikë dhe ata krishterë. Si filozof ishte i pari që veçoi filozofinë nga teologjia, ndërsa besonte në një qenie supreme që kishte krijuar botën nëpërmjet ushtrimit të inteligjencës së ekuilibruar. Më poshtë janë disa nga thëniet e tij:
- Nëse djali nuk bie në dashuri, vajza nuk është e denjë për dashurinë.
- Një njeri bëhet person në sajë të intelektit.
- Një art që ka për qëllim të arrijë bukurinë, quhet filozofi ose në kuptimin absolut quhet mençuri.
- Filozofia i paraprin fesë me kalimin e kohës.
- Një përkufizim i filozofisë dhe kuptimi i saj konsiston në përcaktimin e saj se është një shkencë për qenien si qenie.
- Ne mund të arrijmë lumturi vetëm atëherë kur kemi një bukuri; dhe ne kemi një bukuri falë filozofisë. E vërteta është se vetëm për shkak të filozofisë mund të arrijmë lumturinë.
- Një qytet i duhur duhet të favorizojë drejtësinë dhe të drejtin, të urrejë tiraninë dhe padrejtësinë, dhe t’u japë të dyjave atë që meritojnë.
- Të pranosh diçka thjesht mbi një supozim dhe, gjithashtu, të mos e hetosh, mund të të hutojë, të verbojë dhe të çojë në rrugën e gabuar.
- Shteti i themeluar me dashuri, vazhdon me drejtësi.
- Mos qaj kur vdes një njeri i mirë. Vajto për shoqërinë që e humbi.
- Ai që flet mirë nuk dëgjon fjalë të këqija nga askush.
- Shoqëria qëndron bashkë me dashurinë, jeton me drejtësi dhe mbijeton me punën e ndershme.
- Njerëzit që flasin shumë duhet të dëgjohen pak.
- Ti më harrove, kështu që, mua më duhet të të harroj ty. /EO/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTalibanët na shënjuan, na rrahën, na përzunë: Kështu e mbajmë gazetën tonë afgane në mërgim
Dinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes
Jeta në komunizmin shqiptar
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
Për bijën dhe për mbesën: Kërkoje të mirën te njerëzit
Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës