LAJMI I FUNDIT:

“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje

“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje

Nga: Getoarbë Mulliqi Bojaj

Hyrje


Rëndësia historike e letërsisë antike greke qëndron në atë të zhvillimit të letërsisë botërore, sepse te letërsia antike greke qëndron teza mbi artin e të shkruarit, sepse aty u pasqyruan temat e mëdha ku në qendër të vëmendjes është njeriu me botën komplekse e psikologjike – në raport me natyrën dhe rrethin. Në antikitet u hodhën themelet e para me traktatin e Aristotelit.

Pa dyshim se edhe tre tragjediografët e mëdhenj ishin kontribuues të kësaj letërsie me shkrimet e tyre të cilat në numër të vogël i shpëtuan tragjedisë së Aleksandrisë. Koha kur merreshin me këto shkrime për ta u bë e detyrueshme, pasi që në fillim u bënë paraqitjet në rituale e festa (të Dionisit), pastaj ato me paraqitje korale e më pastaj duke futur aktorët dhe në fund ndarja e roleve – gjë e cila e perfeksionoi teatrin dhe dramën asokohe. Më pastaj edhe periudha e lulëzimit të letërsisë kishte ndikim të madh në zhvillimin e rendit demokratik skllavopronar, ku për dy klasikët, Eskilin dhe Sofokliun, ky rend ishte në ndritje e sipër, ndërsa për Euripidin ky sistem shkon drejt rënies.

Euripidi – jeta dhe vepra 

Shkrimtar dhe novator i ideve ne tragjedinë antike greke, apo më mirë i njohur si babai i tragjedisë, Euripidi, lindi ne Athinë në vitin 480 p.e.s dhe vdiq më 406 në Pele të Maqedonisë ku edhe u varros. Kronologjikisht, Euripidi është i treti ndër tragjediografët grek Eskilit dhe Sofokliut.

Emri i tij, sikurse edhe i Eskilit dhe i Sofokliut, lidhet me luftën e famshme te Salaminës. Dhe, sipas disa shënimeve të mundshme të besueshme, Euripidi lindi më 20 shtator 480 p.e.s., përderisa Sofokliu 16-vjeçar himnizonte të bëmat e luftës, ndërsa 45 vjeçari, i famshmi Eskil, ishte luftëtar. Ishte një adhurues i flaktë i Demokritit dhe Herakliut, dhe pikërisht kjo ishte arsyeja se përse kishte një bibliotekë të pasur të veten.

Edhe pse vinte nga një familje e varfër, mundi të marrë formësimin e gjithanshëm intelektual. Ishte nxënës i Anaksagorës dhe mik i mirë ngushtë i Sokratit. Si i ri ishte marrë edhe me atletikë dhe me pikturë e muzikë, ndërsa studioi filozofinë por përfundoi me poezinë dramatike.

Euripidi u gjend mjaft fatkeq nga bashkëshkrimtarët, dhe i futur shpesh në lojë nga i mirënjohuri Aristofani, e sidomos në komedinë e tij mirënjohur “Bretkosat” e cila për shkak të suksesit të madh u shfaq dy herë, gjë e cila nuk e kishte për zakon të ndodhte edhe aq shpesh, dhe përfundimisht njihej si nder i madh në atë kohë.

Për Euripidin thuhet se jetonte dhe vepronte në një shpellë të një ishulli, ku kishte mundësinë të frymëzohej nga deti, gjë të cilën e dëshmon edhe njohuria e tij mbi detarët dhe jetën e tyre. Sidomos, në tragjedinë e tij “Ifigjenia në Taulidë”.

Euripidi nuk ishte ndonjë adhurues i madh i politikës, andaj edhe nuk ishte marrë asnjëherë me të, edhe pse paraqitjet e ideve të tij ngjasonin në interpretime politiko-filozofike, prej ku edhe e mori nofkën “Filozof i skenës”.

Nga gjithsej 42 paraqitje në konkurset e ndryshme, mundi të fitoj vetëm pesë herë, kurse rivali i tij ta quajmë i përbetuar nëpër këto konkurse ishte i madhi, Sofokliu.

Për shkak të keqkuptimeve dhe botëkuptimeve të kundërta që i pati me shkrimtarët bashkëkohorë, pranoi ftesën e Mbretit të Maqedonisë dhe shkon në Pele, në oborrin mbretëror të Arkelaut, ku edhe vdes i shqyer nga qenët e gjahut në moshën 75-vjeçare. E varrosën në Aretusë, afër Amfipolit, me nderime të mëdha. Pas vdekjes edhe pas kërkesave të Athinasve për t’ua kthyer trupin e tij, Arkelau nuk pranon. Ndërsa, Sofokliu, për nder të Euripidit, në dionisiatën e mbajtur, në një paraqitje të veprës së tij, vishet në të kaftë përderisa kori paraqitet në skenë pa kurora në kokë. Populli i Athinës, shkrimtarit bashkatdhetar ia ngrit një cenofat (varr bosh) dhe mbi të gdhendën një epigram nderi të përgatitur nga Thukididi.

Si bashkëshort ishte i pafat, mirëpo nuk kishte qëndrim negativ ndaj femrave siç e paraqesin disa nga studiuesit. Në fakt, me paraqitjen e figurave femërore i mbulon veset e këqija të femrës dhe njëkohësisht ndërton disa tipare të mrekullueshme, të begatshme e shumë të madhërishme. Pra, edhe pse jo shumë fatlum në martesë, kultin e femrës e ngrit, çmon dhe e trajton me delikatesë, gjë e cila dëshmohet në veprat e tij të famshme dhe të mbijetuara, siç janë: Medea, Elektra etj. Për Euripidin nuk mund të thuhet se nuk ishte religjioz, mirëpo ai nuk besonte në hyjni, gjë të cilën e dëshmon kur thotë:

“thonë se në qiell ka hyjni
Gjepura,
Kush ka edhe një thërmi tru në
kokë nuk do t’ju besoj legjendave të vjetra.”

Dhe mbase pikërisht për këtë arsye hyjnitë nuk i dhanë jetë të lumtur, sa edhe bashkëshkrimtarëve të cilët i çmonin e i lartësonin ato.

Euripidi i takon periudhës së lulëzimit të polisit të Athinës, fillimit të rënies së shtetit demokratik skllavopronar, për dallim nga Sofokliu i cili po ashtu jetoi në të njëjtën kohë dhe shkroi për të njëjtit spektatorë dhe quhej poet i lulëzimit të demokracisë. Euripidi realist u quajt poet i krizës. Përderisa të dy e trajtojnë mitizimin, Euripidi lidhet më shumë me problemet esenciale të cilat janë problematikë e kohës duke u munduar t’i zhvesh ato nga madhështia epike dhe duke i paraqitur ato në një nivel të barabartë me njerëzit e zakonshëm. Dhe pikërisht për këtë arsye veprat e tij që unë do t’i quaja perfeksionimi i letërsisë antike nuk u pritën mirë nga shtresat e larta apo konservatore të shoqërisë athinase.

Euripidi gjatë jetës së tij shkroi gjithsej 72 drama prej të cilave fatkeqësisht vetëm 19 i mbijetuan viteve, nga të cilat 18 janë tragjedi dhe vetëm një komedi.

Disa nga veprat që i mbijetuan kohës janë: Medea, Ifigjenia në Aulidë, Ifigjenia në Tauridë, Andromaka, Hekuba, Oresti, Fenikaset, Herakliu i tërbuar, Hipoliti, Helena, Trojanet, Alkesida etj. Padyshim se të gjitha veprat e tij janë shumë të vlefshme dhe çmohen shumë, mirëpo si kryevepër cilësohet “Medea” vepër kjo e cila solli më vonë çmimin e tretë të shfaqjes teatrore. Figura femrash të cilat tërheqin me bukurinë e sakrificës së tyre janë edhe Ifigjenia dhe Alkesta.

Thënia e mrekullueshme e Sofokliut: “Heshtja dhe modestia janë stolia më e bukur e gruas”, është mbase njëra ndër thëniet më të bukura për femrat sot e asaj dite, dhe këtë bukuri e gjejmë edhe në veprat e tij në të cilat ai i stolis personazhet femra të tij me më shumë se vetëm heshtje e modesti. Përndryshe, personazhet e tij ishin me psikologji të thellë dhe mjaft enigmatik.

Struktura artistike e veprës

Është tragjedi në të cilën ngjarja zhvillohet në linja të trasha dramaturgjike, në pikëpamje të ndërtimit të tragjedisë greke gjithmonë duke iu referuar ligjeve aristoteliane, duke filluar me ekspozicionin apo vendndodhjen e ngjarjes dhe personazhet, ndërthurja apo veprimi i personazheve të cilët ndodhen në situata dramatike dhe dialogu i konfliktit që çdo herë kanë të bëjnë me kryepersonazhin, pra Medean, e cila përpos konflikteve me personazhet e tjera ka edhe konfliktin e brendshëm, pikërisht kur edhe kryen krimin në fund, pra vrasja e fëmijëve, që është edhe pika e tretë aristoteliane në këtë rast, pra epilogu apo katastrofa.

Euripidi veprën e tij e ka ndërtuar pra siç thamë duke i bazuar në tri ligjet e poetikës aristoteliane, duke e zhvilluar ngjarjen në pajtim të veprimit të personazhit, pra duke i motivuar ata në mënyrë shumë të denjë dhe të saktë drejtë synimit, po ashtu ai e vendos personazhin jo rastësisht në vendngjarje duke ia krijuar rrethanat dhe konfliktin si me veten ashtu edhe me të tjerët. Pastaj kemi edhe ngjarjet të cilat e përbëjnë fabulën e veprës, por edhe situatat në të cilat ndodhet personazhi apo me të cilat përballet, në mënyrë që gjithmonë të paraqiten ashtu siç duhet funksionalizuar ekzistencialen apo thelbësoren e realitetit njerëzor. Po ashtu në këtë strukturë hyjnë edhe ana kompozicionale e veprës, situata dramatike, situata e konfliktit, idofilozofia, mesazhi, apeli, struktura e personazhit si dhe gjuha dhe stili i vet autorit ne ndërtimin funksional të veprës.

Tragjedia “Medea”

Me gjithë origjinalitetin frymëzues, “babi i tragjedisë” Euripidi ngjarjen e kësaj tragjedie te cilësuar si njëra nga kryeveprat antike e vendos në Korint të Athinës. Mënyra e paraqitjes së personazhit kryesor të Medeas na bën të kuptojmë se Euripidi si synim kishte shpalosjen e karakterit të protagonistit të tij, duke treguar botëkuptimin psikologjik të njeriut në këtë rast të Medeas, në bazë të rrethanave dhe situatave të caktuara por edhe paralajmërimet që i bëhen për të ardhmen e saj.

Mëndesha pasi e kupton se burri i zonjës së saj, Medeas e kishte tradhtuar atë, ajo e mallkon ditën kur anija Argo arrin nga Jolka në Kolkide, të cilën e drejtonte po Jasoni. Ai kishte ardhur aty për ta marrë lëkurën e artë, dhe atje ata takohen, ku Medea e ndihmon ta marrë lëkurën e artë nga i ati i saj. Ajo i kërkon Jasonit që ta marrë për grua, në qoftë se ai dëshiron t’i ndihmojë që ta marrë lëkurën e artë. Ai pranon të martohet me Medean dhe se bashku të nisen për në Jolkë. Por, Medea dinake para se të niset për në Jolkë e merr të nallane dhe e pret në copa për t’ia pamundësuar gjetjen e saj të atit, dhe gjithashtu ajo kishte planifikuar edhe një dinakëri tjetër duke i bërë vajzat e Pelias ta mbysin babain. Ajo kishte prerë një dash të vjetër dhe copat e tij i kishte hedhur në një kazan, dhe bën magji që nga copat e tij të dal një qengj i ri. Ajo i bind vajzat e Pelias se në qoftë se ato e presin babain me po këtë magji nga plaku ai do të kthehet në një djalë të ri. Ato të mashtruara nga premtimi i Medeas e prenë babanë nga i cili i përshëndetën për gjithnjë. Djali i Peliut i mllefosur e dëbon Medean me bashkëshortin dhe djemtë, nga Jolka. Më pas ata shkojnë në Korint ku Jasoni vendosë të martohet me bijën e mbretit të Korintit, Kreontit, Glaukën.

Mëndesha pas këtij akti të Jasonit, e vajton të Zonjën e saj(Medean) dhe parandien se diçka e keqe do të ndodhë kur e sheh pedagogun me fëmijët. Pedagogu interesohet të dijë se pse mëndesha po qëndron pranë portës duke vajtuar dhe ajo ia kthen me arsyen e fortë që e mundonte, ai nuk e merr aq seriozisht. Ndërsa ata po bisedojnë dëgjohet kukama e Medeas e cila mallkon veten, fëmijët, fatin dhe posaçërisht Jasonin apo tradhtarin siç e quan ajo. Kur pedagogu e dëgjon Medean tek vajton ai dëshiron t’i tregojë mëndeshës për surprizën e pakëndshme të radhës që po i përgatitej të zonjës së saj, por hesht që të mos e bëjë dhe më keq seç është. Por pas insistimit të mëndeshës, pedagogu deshi apo s’deshi detyrohet t’ia thotë dhe një vërtetë tjetër të hidhur. Kur ai kaloi nga vendi ku pleqtë luanin tavëll dëgjoi se mbreti kishte vendosur ta dëbojë Medean nga Korinti. Mëndeshës i intereson reagimi i Jasonit i cili nuk e kishte qarë kokën në fakt të merret me problemet e familjes të cilën po e shkatërronte vetë, ajo u thotë djemve se i ati nuk i do më siç i kishte dashur dikur. Ndërkaq sërish dëgjohet Medea tek i mallkon të bijtë, të cilët i kishte lindur një nënë të cilën po e linte burri.

“ju, or fëmijë të mallkuar,
Bij të një nëne fort të urrejtur vdekshi”.

Kori ndjen dhembje për gjithçka që po i ndodhte Medeas, dhe i tregon mëndeshës se vuajtjen e zonjës së saj e ndienin edhe ato, ngaqë e donin dhe ju dhimbsej shumë. Dhe ndërkohë që mëndesha i tregon hallin e Medeas grave korintase vaji i Medeas nga brenda pallatit vërteton fjalët e saj. Ajo dëgjohet duke ju lutur qiellit që ta shtypte:

“Oh! Flaka e qiellit
rëntë mbi mua, mbi kryet tim!
Jeta për mua ç‘gëzim do ketë?
Medet! Medet! Mortja i dhëntë
fund jetës sime, jetës së zezë!”

Kori e dëgjon lutjen e Medeas dhe e udhëzon që të mos e thërras vdekjen, sepse Zeusi do të hakmerret për të. Medea pasi që e dëgjon Korin e thërret Zeusin dhe Temidën për t’u hakmarrur për ato që ajo është duke hequr.

“O Zeus i madh!
Temid’ e nderuar!

Shihni se ç‘po heq,
që kur mora burrë
një të mallkuar,
me të cilin bashkë
bëmë be të madhe!

I pafsha të dy,
këtë e të shoqen,
hi, pluhur të bëhen
bashkë me pallatet!

Se këta të parët
me guxim të madh
nisën kundër meje
nga padrejtësirat.

O at, o qytet,
që ju lash’ e ika
krejt pa pikë turpi,
pasi më përpara vrava tim vëlla!”

Pasi që Mëndesha i dëgjon lutjet e Medeas e kupton se zemërimi i saj nuk po zbutej, mirëpo fillon e shtohet edhe më. Gratë e Korintit i kërkojnë Mëndeshës që ta thërras Medean për t’ia zbutur mllefin. Edhe pse e hamendur Mëndesha shkon dhe e thërret zonjën e saj. Kori e arsyeton mllefin e saj si dhe e akuzon Jasonin për tradhtinë që ia kishte bërë asaj.

Medea pasi e kishte ftuar Mëndesha del dhe takohet me gratë korintase duke i paralajmëruar se ajo nuk ishte aty që t’i dëgjonte akuzat e tyre ndaj saj, por ajo filloi lojën e saj, duke i bërë për vete dhe duke i bërë që të ndienin keqardhje për të. Ajo fillimisht tregon padrejtësitë që i bëhen një gruaje në përgjithësi, pastaj fillon e viktimizohet, dhe i bind ato dhe lexuesin pikërisht tek pjesa:

“… Nga tërë krijesat me shpirt e gjykim,
shumë më të mjera qenkemi ne gratë”

Dhe po duke iu ankuar grave ajo ju thotë se mbi të gjitha prapë se prapë ato ishin në gjendje më të mirë, pasi që kishin pranë më të dashurit, ndërsa Medea ishte e vetme dhe pa miq. Dhe, pikërisht kur ajo arrin t’i fitojë zemrat e korit ajo kërkon ndihmë për ta realizuar hakmarrjen.

Kori i bindet kërkesës së saj dhe i jep të gjitha të drejtat për ta dënuar Jasonin, dhe në çast kori e sheh Kreonin duke ardhur e paralajmërojnë Medean.

Kreoni takon Medean dhe pasi që ai e vren zemërimin e saj i kërkon të largohet po atë ditë me djemt e saj. Dhe ai ia bën me dije që ky urdhër është i prerë dhe nuk do të ndryshojë. Kur Medea e dëgjon këtë nga goja e mbretit ajo të paktën kërkon një shpjegim duke i thënë se asgjë nuk i ka mbetur armiqve të saj për të bërë, pasi që i bënë që të gjitha për t;ia bërë jetën ferr. Kreoni i tregon asaj se e vetmja arsye pse ai dëshiron që Medea të largohet është sepse ai ia ka frikën asaj se mos ia lëndon të bijën e cila faktikisht po ia “vjedh” burrin. Ai i tregon se ka konsideratë ndaj menqurisë së saj dhe shejtanllëqeve e magjive që ajo ka mundësi t’i bëj dhe pikërisht ky është kulmi i hipokrizisë, pasi që ajo mllefoset edhe më, dhe i tregon Kreonit se pikërisht mençuria e saj e solli deri këtu ku është. Por, edhe pse jashtëzakonisht e mllefosur ajo nuk zbrazet në Kreonin, edhe pse i arsyetohet, ajo kujton se tërë mllefin e ka me tradhtarin, pra Jasonin. Ajo e kontrollon zemërimin dhe sillet mirë me mbretin duke e bërë Kreonin të dyshojë se çfarë ajo po planifikon të bëjë pas gjithë atyre gjërave që po i ndodhin, pse kërkon të qëndrojë në Korint.

“Fjalë t’ëmbla thua, veshi më kënaqet
po kam frikë shumë se mos ti trillon
mu në shpirtin thellë ndonjë plan të keq;
madje sot e tutje të besoj më pak
se sa më përpara …”

Ajo përsëri këmbngul të qëndroj, madje i bie në gjunj Kreonit, por ai refuzon. Dhe pas shumë tentimeve të Medeas dhe shumë refuzimeve të Mbretit, ajo sërish ia arrin qëllimit dhe e bind mbretin të qëndroj vetëm një ditë sa për të përgatitur fëmijët. Dhe Kreoni edhe krenar dhe pushtetar ia bën me dije se po qe se ajo nuk largohet që në mëngjes të nesërmen ai do ta vrasë. Dhe pas këtyre fjalëve ai largohet. Ndërsa kori ndërhyn duke e qarë fatin e keq të Medeas e cila kishte një vuajtje pa shtëpi. Dhe, për të gjitha këto që po i ndodhin Medeas, kori i fajson perënditë. Ajo e pranon gjendjen katastrofike në të cilën gjendej, dhe ua bën me dije se Kreoni kishte bërë njërin nga gabimet më të mëdha jetësore që e kishte lejuar të qëndrojë edhe një ditë në Korint. Ajo betohet se Kreoni,Glauka dhe Jasoni do ta pësonin shumë keq. Tashmë ajo nuk kishte dilema në do i vriste, por vetëm hamendej se si; dhe pikërisht helmi ishte zgjidhja më e mirë, mbase edhe specialiteti i saj më i mirë. Kori e mbështet Medean me keqardhje, dhe pikërisht kjo i duhej asaj për ta zemërur dhe kujtuar se shkaku i Jasonit nuk kishte pse të kthehej në atdhe dhe si të rrinte në Korint.

Jasoni kthehet për ta tensionuar gjendjen duke e bërë Medean fajtore, ngaqë ajo nga mllefi shfryu ç‘pati në të, duke i thënë se po qe se ajo do të ishte më e kujdesshme mbase do t’i mundësohej vazhdimi i jetës normale në Korint. Dhe kulmi i hipokrizisë së një mashkulli si Jasoni është kur ai në një situat të tillë e mbivlerëson veten, duke i dhënë merita të mëdha vetes pasi që e ksihte bërë mbretin të ndërrojë mendje për dënimin. Nga vrasja tek internimi, apo “përzërja”. Medea acarohet dhe më shumë nga paraqitja e Jasonit e sidomos fjalimi banal dhe quan mburravec, të ligë e të tjerë:

“Ti, njeri i dobët, i ligu i botës!
Nuk gjej dot fjalë, sharje më të madhe,
për të t’cilësuar, ty, or burracak …”

Ajo vazhdon tutje, por tashti duke i kujtuar sakrificat që kishte bërë për Jasonin. Ajo e kishte tradhtuar të Atin duke e vratë të vëllanë, e kishte sakrifikuar atdheun për t’ia mundësuar marrjen e gëzofit të artë Jasonit, e vret Peliun vetëm që Jasoni të vie në fron. Dhe mbi të gjitha e akuzon për tradhtinë që po ia bën familjes. Ai po i tradhton djemt dhe besën që ia kish dhënë asaj. Dhe pikërisht kjo është pika ku shfaqet Bipolariteti i Medeas i cili ngjall dyshime edhe tek Jasoni, ajo tani më shpresën se mos ai i kthehet tenton mënyrën miqësore e cila fatkeqësisht nuk i shkon si duhet. Dhe tashmë ajo nuk pati zgjidhje tjetër pos të pendohej dhe të akuzonte perënditë se përse njeriun e keq nuk e kishin shenjuar që të dallohej së është i pa fat, siç e quan kjo e fundit veten e përndjekur e lënë dhe e njollosur.

Në këtë pikë ndërhyn kori që bën me dije se merr pak kohë që inati të shpërthej, por merr dyfishin e kohës që të ndalet dhe mbase nuk ndalet kurrë. Ai tashmë sërish sjell në pah hipokrizinë duke e falënderuar Afërditën për të mirat që i kish sjellë, duke mohuar të mirat që Medea i kishte bërë duke ia sakrifikuar jetën e mirë vetes. Edhe pas tentimeve të Jasonit ta bëjë Medean të falënderohet ajo nuk e ka ndërmend, dhe pikërisht kur ai e përmend faktin se ajo ishte fitimtarja në këtë tollovi duke e hiperbolizuar faktin se jeta në një vend demokratik ku ka rregulla dhe rend ishin dhurata më e mirë për Medean. Pastaj duke e bërë të ndihet koincidente në diturinë e saj, gjë për të cilën nuk nevojitej mendimit i Jasonit, se sa e famshme ishte ajo në Korint dhe se si kurrë nuk do të bëhej e famshme prej nga e mori Jasoni. Dhe tashmë kur çdo gjë filloi të paksa normalizohej Jasoni mundohet ta shpjegoj veten duke thënë se kjo martesë nuk bëhet nga dashurija por nga nevoja dhe interesi, ai do t’i rris djemt që i ka me Medean ashtu sikur djemtë që do t’i ketë nga martesa e dytë. Dhe ai tashmë e fajson Medean që po ia vështirëson realizimin e planeve, që do të ndikojnë në të ardhmen, te cilat kinse ai po i bën për një të ardhme më të mirë për atë dhe fëmijët. Tani kori lavdëron fjalët e Jasonit, por për korin ai mbetet sërish tradhtar. Ndërsa, Medea e kundërshton oratorin e mirë me arsyetimin se njerëzit e ligj me fjalë të bukura mundohen ta shlyejnë fajin. Ajo këmbngul se tani fjalët janë të tepërta. Këto fjalë është dashur thënë para se ajo të vendoste të martohej e jo tani. Por, jasoni arsyetohet duke i thënë se po qe se ai do t’i tregonte në fillim medeas qëllimin e tij ajo do ta pengonte. Por Medea insiston që me çdo kusht në mënyrë kategorike të refuzojë çdo gjë të mirë që atë do ta lëndonte më vonë. Dhe ajo tashmë i kujton jasonit se lumturia është ajo që i mungon asaj dhe si mund ta ketë pa kulm në kokë dhe pa krahë ku të mbështetet, dhe këtu është pika tjetër nga ana e një hipokriti që të lë gojë hapur kur Jasoni i thotë asaj se fajin e ka ajo pasiqë e mallkonte mbretin, më saktësisht atë që ia mori çdo të drejtë lumturie. Dhe padyshim se ajo tashmë nuk do e mallkojë vetëm Kreonin por edhe bijën më të shoqin e saj të ri. Dhe kur Jasoni e sheh se kjo bisedë nuk do ta poj askund largohet. Edhe pas largimit ajo e mallkon Jasonin duke ia kujtuar se do të pendohej për këtë martesë, dhe pikërisht këtu kori fillon lutjet drejt perëndeshës Afërditë që të mos e godasë me shigjetën e helmuar me dashuri, pasi që ajo kishte mjaft dashuri të kthyer në mllef.

Dhe tani vie Egjeu nga faltorja e Febit, dhe i tregon asaj se atje kishte shkuar për të pyetur se pse skishte fëmijë ende. Pastaj Medea interesohet të dijë pse kishte ardhur në Korint ai i tregon se po kërkonte Piteun, mbretin e Trizenës, për të marrë përgjigjen e duhur nga ai. Dhe kur ai vëren fytyrën e vrenjtur të Medeas e pyet se çfarë kishte ndodhur ajo i tregon për tragjedinë nëpër të cilën po kalonte ajo dhe pasi që e bisedojnë këtë ajo i lutet që ai ta pranojë në tokën e tij. Ajo e shfrytëzon rastin të bëhet Medea e mirë duke i uruar të bëhet baba dhe duke i premtuar se do ta ndihmojë, dhe kjo e bëri Egjistin ta pranojuë atë në tokën e tij. Dhe Medea nga frika që kish përjetuar tashmë dy herë kërkon që të lidhin besën se ai nuk do ta largonte kurrë nga toka e tij. Egjeu pranon të betohet dhe pasi që u morën vesh ajo i uroi Egjeut rrugë të mbarë.

Kori po ashtu i uron rrugë dhe fat të mbarë pasi që i kishte zgjidhur Medeas një hall, duke i ofruar strehim, me shpresë që kjo do ta zbuste mllefin e saj. Por, përkundrazi kjo e bëri Medean më koinfidente ajo tashmë pais që gjeti strehim çdo herë e më shumë po e quan veten fitimtare në luftën e saj shpirtërore.

E lumtur për këtë ajo ua tregon planin grave dhe u thotë se do ta dërgoj një shërbëtor që ta thërras Jasonin. Ajo pasi që tregon për lajkat që do t’i bëjë Jasonit për ta bindur që djemtë të rrinë në qytet dhe se përmes tyrë ajo do ta vrasë Glaukën kërkon nga gratë e korit që ato të mos e konsiderojnë për të sëmurë atë. Kori mundohet ta bind Medean se një plan i till nuk sjell ndonjë të mirë, por ajo insiston në të kundërt dhe ajo i siguron ato se çdo gjë do të ketë marrë fund edhe pasi ato i thanë se me vrasjen e djemve nuk do ta pësojë vetëm Jasoni por edhe ajo.

Jasoni pasi që e merr porosinë vie për ta dëgjuar Medeanse ç‘kishte përtë thënë. Ajo e bind se është penduar se si një njeri si Jasoni nuk e meriton asnjë nga fjalët që ajo ia ka thënë, etj. Ajo i jep merita se si tani ai do të bëhet mik me mbretin se si ajo nuk e kishte menduar këtë benefit. Duke treguar pendesën ajo po ashtu thërret edhe djemt nga brenda që ta përqafojnë të atin, nga e cila pamje edhe Medea preket dhe fillon të qajë, mbase më shumë e qan fatin e fëmijëve që do t’i vriste.

Edhe kori e vajton këtë fat të keq të djemve. Por Jasoni duke mos nuhatur asgjë të keqe dhe pasi që i beson Medeas e lavdëron për gjërat që ajo tha dhe e fal për zemërimin e më hershëm. Ai e arsyeton zemërimin e saj pak a shumë dhe ju premton djemve që do të kujdesej për ta. Dhe kur Jasoni e sheh atë tek qan e pyet se çfarë ka ajo ia kthen se ishte e prekur nga premtimi që ai ua dha djemve dhe Medea me anë të lajkave e fitoi më shumë besimin e Jasonit dhe me anë të lotëve shpalosi natyrën e brishtë të femrës në sytë e Jasonit. Ajo kërkon që Jasoni të kërkoj nga mbreti që fëmijët të qëndrojnë duke premtuar se ajo do të largohej dhe se nuk do të pengonte planet e tij të mëtutjeshme. Ajo si dhuratë përmes fëmijëve do t’i dërgojë një fustan dhe një kurorë të artë. Dhurata këto që gjyshi i saj dielli u kishte falur fëmijëve të tij. Jasoni i refuzon dhurata por Medea insiston. Dhe tashmë kori humbën shpresat, pas marrjes së dhuratave ato dyshuan se nëse Glauka apo fëmijët do të mbesin gjallë.

Pedagogu habitet pasi që e sheh medean të ngrysur edhe pasi i ksihte kumtuar se Glauka kishte vendosur që djemtë të mos internoheshin. Medea vazhdon të qajë dhe pedagogu i cili ende nuk e kishte të qartë arsyen vazhdon ta bombardojë atë me pyetje të cilave ajo shumicën e rasteve u përgjigjej duke rënkuar e mallkuar veten. Kori vazhdon ta qajë fatin e djemve.

Medea tashmë më padurim e priste lajmin nga pallati. Lajmi tjetër kyqë kishte të bënte me fëmijët e saj, por ama kësaj rradhe edhe me dhuratat e helmuara. Lajmëtari e sjell lajmin dhe e këshillon Medean që të largohet sa më parë nga qyteti. Medea paraqitet naive duke e kërkuar arsyen e largimit nga qyteti deri sa sigurohet nëse plani i saj kishte funksionuar. Lajmëtari i tregon se edhe Glauka edhe Kreoni kishin vdekur nga helmet e saj. Dhe Medea gëzohet jashtë mase. Lajmëtari i habitur nga reaksioni i saj ja jep edhe detalet më të imta lidhur me ngjarjen, pasi që edhe ajo vetë donte t’i dinte. Lajmëtari pasi e përfundon rrëfimin e vet largohet.

Kori e arsyeton dënimin për Jasonin po Glauka i dhimbsej, dhe tashmë plani i tjetër që Medea po kurdis t’i vras fëmijët e tmerron edhe më shumë korin, i cili i pafuqishëm në vendimmarrjen e saj prap tenton ta bëjë të ndalet, pot Medea kishte vendosur.

“Moj korbë, qenke
gur apo hekur,
ti që vret,
me dorën tënde fëmijët e tu,
pemën që solli martesa jote?”

 Nga brenda pallatit dëgjohen zërat e fëmijëve të cilët kërkojnë ndohmë. Por kjo nuk zgjati shumë, ata pas shumë pak vdesin.

Jasoni kthehet dhe i pyet gratë se ku ishte Medea. Ai do që të i marr fëmijët për të i shpëtuar dhe kori gati se me gjysmëzëri detyrohen t’i tregojnë se ajo tashmë i ksihte vvrarë ata. Jasoni tërbohet, dhe i urdhëron shërbëtorët t’ia hapin portën për ta vrarë Medean, e cila ia bënte me dije atij se kot flet se nuk e arrin dot, pasi që dielli i ati i atit të saj ia kish dërguar qerren magjike për ta shpëtuar nga armiqtë. Ai e mallkon Medean në mënyrën më mizore.

“Grua kriminele, grua që t’urrejnë
perënditë, unë, një botë e tërë!

Ti që patezemër t’ua ngulësh shpatën
djemve që ke lindur, ti, moj, që më bëre
të rroj pa fëmijë! Gjith’ këto i bëre
dhe guzon të shohësh diellin edhe tokën,
ti që bëre punën më të mallkuar?!

Më t’u shoftë emri! Tani m’erdhën mendë;
s’isha krejt në vete kur të mora pas…”

Ai po ashtu vajton edhe fatin e tij. Vajton se si nuk mundi të martohej dhe se si më nuk do mund t’i prekte fëmijët e tij. Dhe tashmë Medea ia kujton Jasonit se ajo krejt të ligat i kishte bërë për të. Dhe deri sa Jasoni e akuzon Medean për çmenduritë që i kishte bërë, ajo e akuzon Jasonin për një fund të tillë. Pas një zënke të gjatë Jasoni kërkon që t’i varros djemtë së paku, dhe Medea me dëshirën më të madhe refuzon, e kënaqur që e sheh Jasonin duke vuajtur. Dhe ky është edhe momenti kur ajo i tregon Jasonit se këtë e ka bërë për ta lënduar atë:

“I vrava vetëm, që të të djeg”.

Jasoni pasi që e kupton se Medea në asnjë mënyrë nuk do ta lejoj që të i varros fëmijët, ai të paktën kërkon t’i përshëndes ata, dhe pikërisht edhe këtë ajo e refuzon kategorikisht, duke aluduar se ajo aspak nuk i beson kësaj dëshire. Ai insiston që të paktën t’i shoh fëmijët për të fundit herë por Medea assesi nuk pranon. Dhe tashmë Jasonit të refuzuar nuk i mbeti gjëtjetër pos ta luste Zeusin, dhe mallkonte Medean e cila po zhdukej së bashku më qerren me dragonj:

“Dëgjon, o Zeus,
si më ndalon,
shikon seç vuaj
nga kjo kuçedër e mallkuar,
që leu duart me gjakn’ e djemve?…”

Dhe pikërisht kur qerrja e tërhequr nga dragonjtë, me Medean në të, zhduket në hapsirë, kori na bën me dije se në botë gjërat ndodhin si perënditë duan dhe jo si njerëzit duan.

“Lartë në Olimp
drejton Zeusi
shumë nga ngjarjet
e gjithësisë.

Shpesh herë hyjtë
punët i bëjnë
jo si shpresojmë
ne, bijt’ e vdekjes.

Gjërat që priten
nuk po ngjasin;
ndërsa ato
që nuk priten,
kryhen, mbarohen
ashtu si do ndonjë nga hyjtë.

Ja, kështu ngjau
edhe kjo punë.”

Struktura tematike

Marrë në tërësi kjo tragjedi ka për temë fatin njerëzor, hakmarrjen dhe pozitën e femrës në shoqëri. Tema këto të shtjelluara në mënyrë zingjirore mirëpo e prekur edhe nga tragjistët e tjerë. Dhe pikërisht hakmarrjen do ta quaja si tema themelore apo bazike me anë të së cilës nuk ndëshkohen fajtorët por rrethi i tyre, por me anë të së cilës fajtori do të vuaj, dhe pikërisht këtu e gjejmë lidhjen me fatin njerëzor.

Struktura motivore

Përveq motivit të hakmarrjes i cili është i pranishëm në tërë veprën, kemi edhe motive të tjera të cilat shtrohen si tërësi e përbërjes së kësaj vepre tragjike. Personazhet i shtyjnë të veprojnë edhe motive të tjera si ai i luftës për më shumë, i paqes, i flijimit por një motiv të cilin e gjemë fare në fund është çveshja e instinktit amënor, gjë të cilën e gjejmë tek pjesa kur ndodh vrasja e fëmijëve.

Struktura ideofilozofike

Të tërë tragjedinë, në mënyrë të lidhur ngjarjet janë të përcjella me ide më të përparuara, dhe faktikisht e tërë tragjedia është e ndërtuar mbi atë se çfarë një grua është e aftë kur ia marrin ato që i takojnë, në këtë rast lumturia dhe e drejta e jetesës pa dirigjime nga ana e pushtetit.

Struktura kompozicionale

Për nga ana kompozicionale kjo tragjedi është e ndërtuar nga strukturat përkatëse të cilat i paraprijnë ndërtimit të tragjedisë si tërësi. Është e përbërë nga strofat, antistrofat, pastaj nga vargjet dialoguese në mes të personazheve, pastaj nga personazhet të cilët janë pjesa më e rëndësishme me anë të së cilëve paraqiten edhe vet situatat tragjike e konfliktet. Ndërsa porsa i përket radhitjes që Eurpidi bën tek personazhet kemi një radhitje më komplekse se sa që e gjejmë tek bashkëkohësit e tij Eskili dhe Sofokliu, në radhë të parë kemi Medean e cila është edhe baza e tragjedisë apo vetë pasoja, e cila pason me Jasonin apo shkakun, dhe më pas me Kreonin e Glaukën të cilët në të tërë problemin shfaqen si bazik por me rëndësi sa kryepersonazh dhe më pas fëmijët, mëndesha, pedagogu, lajmëtari dhe kori.

Struktura fabulare

Mbreti pas urdhrit që merr nga orakulli se do të vritej nga nipi i tij Jasoni, e urdhëron atë që t’ia sjellë lëkurën e artë. Ai e përmbush këtë mision me anë të ndihmës së magjistricës Medea, e cila dashurohet në të dhe martohet me të. Ajo bën sakrificë duke e vrarë të vëllain dhe duke e copëtuar e hedhur copat nëpër det. Pasi që martohen ajo lind dy fëmijë me Jasonin, i cili pasi që ata shkojnë në Korint e thyen premtimin që ia jep Medeas dhe martohet me Glaukën të bijën e mbretit Kreon. Dhe pasi që Medea e kupton planin e tij, se ai do ta braktiste atë ajo planifikon hakmarrjen. Ajo vret nusen dhe mbretin duke i helmuar, dhe më pas vret të bijtë për ta bërë Jasonin të vuaj.

Struktura e situatës dramatike

Të tërë tragjedinë e përfshinë një konflikt veprimi ndërmjet personazheve, në një situatë tronditje dhe tmerri pasi që në fillim Euripidi na jep ambientin, në të cilin zhvillohet ngjarja ku konflikti edhe është hapur në fakt me shkakun e madh tradhtinë e Jasonit, pastaj konflikti bartet tek hakmarrja e Medeas dhe planeve të saj se si ta bëjë Jasonin të vuaj për këtë tradhti, dhe më pas përfshirja e personazheve të tjera në strukturë dhe përfundimisht katastrofa apo epilogu i cili është vrasja e të bijve. Dhe një veçori e cila duhet të shquhet në këtë tragjedi është mënyra e trajtimit të personazheve dhe situatave më një vërtetësi dhe një origjinalitet të përsosur.

Struktura e personazhit

Me gjithë përfshirjen e strukturave të tjera përbërëse padyshim se edhe kjo e personazhit ka një rol të llojit të veçantë. Kështu duke u mbështetur në frymën realiste por edhe në anën psikologjike ai ndërton personazhet që i përkasin realitetit dhe që merren me problemet të cilat i përkasin kohës dhe gjeneratave të ndryshme.

Medea – Medea është kreyepersonazhi në vepër. Ajo është një grua ambicioze dhe romantike, siç e shfaq Sofokliu, Antigonën e tij në fillimin e mbarështrimit të ngjarjes. Gjithashtu intriguese dhe dinake, në rast krahasimi këto elemente i gjejmë edhe tek Klitemnestra, e cila mbi të gjitha është hakmarrëse sa edhe Medea. Edhe pse nuk është viktima e vetme ajo është edhe personazh flijues që e gjejmë edhe tek legjenda e Hajrisë, tek folklori shqiptar apo edhe tek drama e frymës së realizmit socialist, “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës, si dhe tek një dramë jashtëzakonisht e suksesshme e Fadil Hysajt, me një emër sinjifikues “Simedea” në të cilat, nëna i vret të bijtë për t’u hakmarrë të shoqit. Ajo është personazh me psikologji të thellë, dhe duhet trajtuar me një distancë të madhe.

Jasoni – Burri i Medeas. Jasoni është karakter dytësor, por me peshë të madhe,dhe pikërisht ambicia e tij për më shumë çon edhe deri tek katastrofa. Si personazh është mjaft kompleks, dhe jo shumë i mençur. Ka çaste kur ai provon të nxirret dhe tenton ta luaj rrolin e të mençurit por mbase kur e krahasojmë me Medean ai i hup disa nga veçoritë e tij si p.sh. ambicia, intriga, dinakëria etj.

Kreoni – Mbreti i Korintit, babai i Glaukës i nuses së Jasonit. Pushtetar dhe kryelartë. Për shkak të interesave të tij ai është në gjendje të bëjë çdo gjë, madje edhe të prishë një martesë. Ai është i mençur, por ia ka frikën Medeas. Si personazh dytësor është mjaft i qartë edhe pse tek çasti i takimit me Medean e gjejmë mjaft të luhatshëm dhe njeri i cili e shkel fjalën e tij.

Fëmijët – Fëmijët e Medeas dhe Jasonit. Të pafajshëm dhe engjëllorë. Janë të dirigjuar nga e ëma e tyre, dhe kanë fatin e keq, pasi që në fund vriten nga dora e së ëmës.

Ndërsa Mëndesha, Pedagogu, Lajmëtari dhe Kori nuk do të kishin rëndësinë që e kanë po qe se nuk do të ishin ndërtues të situatave dramatike në tragjedi. Secili nga këta e bartin nga një vlerë në vete, për shembull Mëndesha besnikërinë e saj ndaj zonjës së saj Medeas, pedagogu po ashtu tregohet besnik ndaj Jasonit dhe Medeas dhe Lajmëtari i jep lajmin Medeas për ta shpëtuar nga familja mbretërore.

Struktura gjuhësore dhe stilistike

Euripidi njihet si mjeshtër i përsosur i origjinalitetit, i cili ka sintetizuar të gjitha elementet kompozicionale të dramës antike, dhe gjuha e përdorur gjithnjë i përgjigjet në fleksibilitet të situatave dhe momenteve dramatike, dhe është një gjuhë e cila ka peshë dhe rrjedhë emocionale intensive, dhe mbi të gjitha është e kapshme për publikun. Mjetet stilistike si përdorimi i metaforës, peripecia, vonesat dramatike, etj. ndihmojnë në tendosjen dramatike, e cila shpien në skaj të pritjes dhe të ankthit.

Struktura apelative

Nga shkaku vjen pasoja. Njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm dhe duhet të mos bëjnë atë çfarë nuk duan që të tjerët t’ua bëjnë. Në rast se Jasoni do të tregohej më i ndërgjegjshëm atëherë Medea nuk do të kryente krimet e fundit, dhe kryetrimin i cili patjetër duhet theksuar, pra vrasjen e fëmijëve.

Struktura mesazhore

Jeta gjithmonë seron surpriza, qoftë të dëshiruara apo jo, por e mira e së mirës është që si të tilla problemet të tejkalohen me përgjegjësi të plotë pa u pleksur se janë të papritura, apo se mbase janë të përgatitura nga dikush tjetër. Si do që të jetë njeriu duhet të krijojë besueshmëri ne veten e tij dhe të jetë hartues i jetës së vetë. Edhe për Medean çdo gjë do të ishte më ndryshe në rast se nuk do merrte vendim të martohej me dikë që nuk e ka njohur, apo mbase familja nuk ia kanë aprovuar. Se sa familja na do nuk na do askush tjetër. /Telegrafi/