Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës (A-A-K), në mbledhjen e rregullt shqyrtoi kërkesat e anëtarëve të saj të interesuar për informacion për procesin e konkursit të projektit të Stadiumit Nacional në Drenas, të shpallur dhe të përmbyllur disa ditë më parë në kuadër të procedurave të udhëhequra nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës.
Pasi që, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, nuk ka qenë i përfshirë në asnjë mënyrë në procedurat e zhvilluara të përgatitjes së programit të konkursit, të evaluimit të tij apo dhënies së çfarëdo mendimi profesional, ndajnë shqetësimet me anëtarët e tyre dhe opinionin, lidhur me jo-transparencën gjatë vendimmarrjes nga ana e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe njëkohësisht, informojnë se, as në shkresën e tyre zyrtare drejtuar Ministrit, dhe Ministrisë, ata, si trupi i vetëm profesional me interes publik në vend, nuk kanë marrë përgjigje.
Në situatën e krijuar, ata kanë kërkuar që të respektohen disa pika:
Procedura e aplikuar e përzgjedhjes së konkurrentëve, ka qenë procedure e kufizuar;
Konkursi ka përfunduar me rivlerësim, për arsye të ankesës së konsorciumit amerikan DLP – ARUP ,të cilët fillimisht janë eliminuar, sipas arsyetimit “për mungesë të eksperiencës…”, ndërkohë që të dy anëtarët e konsorciumit janë top kompani botërore;
Në këtë rast, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer procedurën mbrapsht;
Nga të gjithë të paraqiturit në konkurs dhe gjashtë të përzgjedhurit, vetëm dy punime janë dorëzuar [Konzorciumi amerikan DLP – ARUP njëherë i eliminuar si dhe kompania Turke Tabanlioglu, tashmë fituese];
Konsorciumi amerikan e ka tërheqë punimin e vet para se të kalojë procedurën e vlerësimit, pasi që MKRS-ja nuk ka emëruar komisionin vlerësues konform rregullave të konkurseve ndërkombëtare;
Projekti i kompanisë turke [Tabanlioglu] është shpallë si më i miri në konkurrencë me vetveten, nga se ka qenë i vetmi në procedurën e vlerësimit;
Nuk ka pas asnjë mbrojtje publike, prezantim publik apo çfarëdo forme të komunikimit me publikun as nga autoret as nga Komisioni eventual;
Nuk ka pas as Komision Vlerësues profesional, të njohur apo të publikuar, ose i njëjti është mbajtur larg syve të publikut;
Vetëm më 14.06.2019 është mbajtur, një prezantim përpara një rrethi të ngushtë të emrave nga politika dhe sporti;
Asociacioni nuk komenton projektin arkitektonik, pasi që, nuk ka pas çasje në vlerësimin e tij.
Njëkohësish, njoftojmë se nuk jemi të thirrur, në çfarëdo cilësie, nga ana e MKRS as për Konkursin tjetër kapital të paraparë, atë për ndërtesën e Teatrit dhe Operës. Në ndërkohë, ne jemi informuar se me datë 08.07.2019 Ministria (MKRS) ka anuluar procedurat e mëtejme për këtë Konkurs dhe më pas me një lajmërim të ri ritenderohet, edhe pse një lajmërim i tillë sot, nuk mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e MKRS-së.
Gjithsesi, ekipi ynë monitories, do të tentoj në vazhdimësi të kontaktoj dhe të grumbulloj informata nga Ministria (MKRS) për këtë çështje dhe për të njëjtat do të iu mbaj të informuar me kohë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak