Mallrat e Serbisë pakësohen dukshëm në tregun e Kosovës pas taksës 100 për qind
Janë bërë gati tetë muaj kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Që nga kjo periudhë, importi nga Serbia ka shënuar rënie drastike, thonë autoritetet kompetente në Kosovë.
Serbia, e cila para vendosjes së taksës ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë, për këta tetë muajt e fundit ka rënë si eksportuese e mallrave në rreth 4 milionë euro.
Ky shtet, para 21 nëntorit, të vitit të kaluar, gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo më shumë se 360 milionë euro brenda një viti.
Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se “gjatë ditëve të fundit nuk është vërejtur ndonjë rritje e importit nga Serbia apo rritje e kontrabandës.
“Më duhet të theksoj se mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nga nëntori i vitit të kaluar, kanë shënuar rënie drastike, kur flitet për importin”, bën të ditur Stavileci.
Mesatarja ditore e importeve nga Serbia, thotë Stavileci, është rreth 10 dërgesa, ku një pjesë prej tyre janë ndihma humanitare, disa janë dërgesa komerciale, të cilat i nënshtrohen taksës prej 100 për qind. Produktet komerciale janë, ushqime, lëndë e parë, paketimi, etj.
“Vlera e përgjithshme e importeve nga Serbia ka arritur në rreth 4 milionë euro”, thotë Stavileci.
Vetëm në muajin maj, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, importi i mallrave nga Serbia në Kosovë ishte 519 mijë euro, nga më shumë se 39 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Gjatë kësaj periudhe, të aplikimit të taksës, disa shoqata ekonomike dhe organizata joqeveritare kanë bërë hulumtime lidhur me efektet e taksës nga aspekti ekonomik. Disa hulumtime kanë rezultuar se kjo taksë ka ndikuar në rritjen e prodhimeve vendore, përderisa organizata joqeveritare kanë pohuar se efektet nuk kanë qenë në nivel të kënaqshëm.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se edhe pas vendosjes së taksës, në treg nuk ka pasur mungesë të produkteve, pasi afaristët në Kosovë shumë shpejt kanë gjetur alternativa për zëvendësim të produkteve nga vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian.
“Ne i konsiderojmë dy efekte kryesore, i pari ka të bëjë me riorientimin e tregtisë. Për të gjitha ato produkte, me të cilat tregu i Kosovës është furnizuar nga Serbia dhe Bosnja, sot ka zëvendësime nga vendet tjera. Dhe e dyta, ajo që vërehet është një prezencë më e madhe e produkteve vendore të konsumit të gjerë”, thekson Rukiqi.
Po, sipas të dhënave të ASK-së, nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, me pjesëmarrje më të lartë të importit në Kosovë janë Gjermania, Greqia dhe Italia, kurse nga vendet e rajonit më produkte me sasi më të mëdha në tregun e Kosovës është Shqipëria e pasuar nga Maqedonia e Veriut.
Një efekt tjetër i taksës, është edhe luhatja e çmimeve. Berat Rukiqi thotë se gjatë kësaj periudhe ka pasur një ngritje të lehte të çmimeve në disa nga artikujt.
“Sa i përket çmimeve, normalisht që për disa produkte ka pasur një ngritje të çmimit jo shumë të madhe, sidomos për shkak të kostos të transportit. Në çdo rast furnizimi nga vendet më të largëta ka kosto më madhe të transportit dhe kjo ka ndikuar edhe në çmime”, shpjegon Rukiqi.
Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar, ka marrë vendim për taksën doganore, fillimisht 10 për qind e më pas 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Përveç efekteve ekonomike kjo taksë ka paraqitur edhe efekte politike. Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi kanë kërkuar pezullimin apo anulimin e kësaj takse. Vendosjen e taksës, Beogradi e ka cilësuar si pengesë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Por, autoritetet në Prishtinë kanë deklaruar se taksa 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk paraqet pengesë për vazhdimin e dialogut, por pengesa qëndron në mungesën e gatishmërisë së Serbisë për ta njohur Kosovën. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut – Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin
Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford – biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë
Osmani takohet me zv.presidentin e MCC: Granti prej mbi 200 milionë euro do ta transformojë sektorin e energjisë
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
10 arsye pse duhet të studioni në UBT!
Valtech blen Kin + Carta’n, kompani prezente edhe në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri