Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford – biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim zëvendëspresidentin e Operacioneve Kompakte të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Cameron Alford, i shoqëruar nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Sipas një njoftimi në takim u bisedua për bashkëpunimin aktual ndërmjet Kosovës dhe MCC-së, përfshirë çështjen e nisjes së Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë, si dhe u shqyrtuan planet për të ardhmen dhe çështje të tjera të interesit të përbashkët.
“Konjufca falënderoi përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe theksoi rëndësinë e projekteve me ndikim pozitiv në mirëqenien e qytetarëve, duke shprehur njëherësh mirënjohje për kontributin e çmuar të MCC-së në ecurinë zhvillimore të Republikës së Kosovës. Ai ritheksoi po ashtu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë edhe në të ardhmen.
Zv. i MCC, Cameron Alford u shpreh i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit dhe potencoi nevojën e angazhimit të mëtejshëm për realizimin e projekteve zhvillimore, në linjë me avancimin e kuadrit legjislativ që mbështet investimet.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se takimi u vlerësua si një rast i mirë për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin në drejtim të qëllimeve të përbashkëta për zhvillim të gjithëmbarshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Njoftim për ish punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore
"Roli i shkencës dhe inovacionit në avancimin kombëtar", tema e konferencës shkencore me 14 dhe 15 maj
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit