LAJMI I FUNDIT:

Loredana Zefi fiton një çmim të rëndësishëm në Gjermani

Loredana Zefi fiton një çmim të rëndësishëm në Gjermani
Loredana Zefi (Foto: Instagram/loredana)

Në Gjermani për herë të parë është mbajtur evenimenti i madh i muzikës “Hype Awards”.

Kjo ngjarje e rëndësishme ka mbledhur emra të mëdhenj të artit, pjesë e së cilës ishte edhe artistja shqiptare, Loredana Zefi, e cila tash e një kohë jeton në Zvicër.


Pavarësisht bujës së madhe që ka bërë muajve të fundit, Zefi mbrëmë ishte zgjedhur si artistja më e mire femër në “Hype Awards”, ndërsa reperi gjerman, Mero, është zgjedhur si artisti më i mirë në kategorinë e meshkujve.

Loredana Zefi (Foto: Instagram/loredana)

“Faleminderit të gjithëve që më votuan, ju dua”, ishin fjalët e Loredanës në një postim të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

E njëjta po vazhdon të jetë e angazhuar në muzikë dhe tashmë pritet të fillojë edhe me koncerte të ndryshme.

Ndërkaq, “Jetzt rufst du an” titullohet kënga më e re e saj, e cila po ashtu i’a solli suksesin e lartpërmendur. /Telegrafi/