LAJMI I FUNDIT:

De Laurentiis: Icardi lojtar i shkëlqyer, por unë dhe Ancelotti nuk duam ta shkëmbejmë me Insignen

De Laurentiis: Icardi lojtar i shkëlqyer, por unë dhe Ancelotti nuk duam ta shkëmbejmë me Insignen

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka mohuar mundësinë e shkëmbimit mes sulmuesit të Interit, Mauro Icardi dhe yllit të skuadrës së tij, Lorenzo Insigne.

Icardi është në udhëkryq të karrierës së tij, pasi Interi ia ka konfirmuar se nuk është në planet e tij, ndërsa skuadrat e interesuara janë të pakta.


Njëra nga to është përfolur të jetë Napoli, por drejtuesit e klubit tani thonë se nuk janë të interesuar në transferimin dhe shkëmbimin e tij me ndonjë lojtar të tyre.

Marotta: Icardi dhe Nainggolan nuk janë në planet e Interit, ua kemi konfirmuar se janë në shitje
Lexo po ashtu Marotta: Icardi dhe Nainggolan nuk janë në planet e Interit, ua kemi konfirmuar se janë në shitje

“Ancelotti tha se nuk do të shkëmbejë Icardin me Lorenzo Insignen dhe ai ka të drejtë”, ka thënë fillimisht De Laurentiis.

“Icardi mund të dëshirojë gjithmonë të bashkohet me Juventusin, por unë preferoj Lorenzon, sepse ai është ai që ne kemi nevojë, ndërsa ne tashmë kemi Arkadiusz Milik dhe Dries Mertens në sulm”.

Napoli i ofron pagë të lartë Icardit
Lexo po ashtu Napoli i ofron pagë të lartë Icardit

“Nuk do të mohoj se kemi kërkuar Icardin. Nuk do ta mohoj se ka talent: Icardi është një lojtar i shkëlqyer, por kaq shumë është thënë për të, ai tani duket më i vjetër se 26 vjetët e tij”.

“Shikuar nga larg, ai jep përshtypjen se ai nuk është trajtuar siç duhet, është tretur dhe nuk e ka kuptuar rëndësinë e rolit që ai ka. Por admirimi ynë për të si lojtar është i padiskutueshëm”, përfundoi presidenti i Napolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori