Dy ditët e fundit vendi ynë është përballur me mot me reshje të madhe shiu, duke shkaktuar probleme në qarkullim dhe përmbytje.
Sipas “Prishtina Weather” moti dy ditët e ardhshme do të jetë më stabil dhe intervale me diell, kurse shiu do të rikthehet sërish ditën e diel.
Njoftimi i plotë “Prishtina Weather”:
Ditëve në vijim mot më stabil, por më freskët. Ditën e diell sërish shi dhe ftohtë.
10.07.2019 – Pas kalimit të frontit të ftohtë, mbi rajon do të depërtojnë fusha të presionit të lartë nga Europa qëndrore, që do të kushtëzojnë mot më stabil, me kthjellime, ndërsa masat e ftohta ajrore do të sjellin mot më të freskët.
Nga dita e diel, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të shtrihen mbi vendin tonë, që do të sjellin sërish reshje shiu dhe rënie të temperaturave.
11.07 – Në mëngjes ftohtë. Ditën freskët, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.
12.07 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.
13.07-14.07 – Ditën e shtunë, pjesërisht vranët. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu, e në mbrëmje vransirat do të shtohen. Ditën e diel, kryesisht vranët dhe më ftohtë. Kohëpaskohe me shi, që orëve të mëngjesit mund të jenë më intenzive.
15.07 – Pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
Pas rënies së temperaturave ditën e sotme, ditëve në vijim gradualisht do të shënojnë rritje, por do të mbesin nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri 13C, ndërsa maksimalet nga 22C deri 26C, e nga dita e diel do të zbresin në 19C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-4m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet rreth vlerave normale, e nga fundjava do të pësojë rënie.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë