Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të pa ekspozuarit” në “News 24” tha se hapi tjetër i Edi Ramës mund të jetë arrestimi i katërshes opozitare.
Lubonja u shpreh se Rama ka mbështetje ndërkombëtare dhe se në emër të kësaj mbështetjeje, ai po vendos nën kontroll institucionet.
“Edi Rama pati mbështetje ndërkombëtare për të hedhur këtë hap. Unë mendoj që këta ndërkombëtarë do të vazhdojnë ta mbështesin. Ata i hapin rrugën një hapi tjetër të Ramës. Besoj se hapi tjetër i Ramës është arrestimi i katërshes opozitare. E thashë ose do durojmë dhunën e Ramës ose të bëjmë dhunë për të rrëzuar Ramën”, – tha Lubonja.
Për Lubonjën, 30 qershori ishte hap i radhës i instalimit të sistemit të Edi Ramës.
“Për mua 30 qershori ishte etapë e një procesi të nisur tashmë nga Rama. Mendoj është një proces i instalimit të një regjimi të kontrolluar prej tij në të gjitha institucionet. 30 qershori ishte hap më tej në këtë proces. Bolino tha se 30 qershori kishte një lojë, dhuna nga njëra anë ose paqja dhe fitoi paqja. Ndërsa për mua ishte hap më tej i Ramës që ka ndërtuar një pushtet, që zgjidhni ose paqe me mua ose do keni dhunë. Ose të durojmë diktaturën e Ramës ose të përdorim dhunë që nuk e duam asnjë. 30 qershori ishte etapë”, – tha ai.
Lubonja shtoi se data 30 qershor ishte edhe një referendum dhe se më tepër se çfarë do të bëhet në këtë qytet a tjetër, ishte kundër katërshes opozitare.
“30 qershori ishte edhe një referendum. Nuk u bë që çfarë do bëjmë në këtë qytet e në atë, por ishte më shumë jeni me mua apo me katërshen. Ndërkombëtarët ç’armatosën opozitën dhe i thanë Ramës vetëm ti ke shtetin, ndërsa këta të tjerët do të dënohen nëse vjedhin votat. Nuk rrëzohet Edi Rama duke i provuar se ka vjedhur vota, duke thënë se ka shtuar, sepse ka mbështetje ndërkombëtare”, – tha Lubonja. /Balkanweb/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë