Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuesë për Ligjin për dialogun dhe për ekipine delegacionit erdhi si pasojë e vendimeve të çuditshme politike.
Haziri në emisionin “Përballje ditore” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka folur edhe për zhvillimet tjera politike në vend, për krizën humanitare në veri, për mocionin për rrëzimin e Qeverisë, për zgjedhjet brenda LDK-së, si dhe për mungesën e ujit të pijshëm në Gjilan.
Haziri ka thënë se është duke u bërë zhurmë politike dhe sepo mirren vendime që nuk janë me përputhje me Kushtetutën.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dialogun dhe ekipin negociator ka vërtetuar se po merren vendime të çuditshme. Nga ky vendim ka rënë poshtë korniza, parimet e negociatave për dialogun. Ka rënë si kulla prej letrave. PAN-i e ka rikthyer gjendjen aty ku për PDK-në dialogu kthehet tek Presidenca, për AAK-në tek kryeministri, edhe pse ky është distancuar nga dialogu. Është vendim i ri sepse kthehet tek Qeveria, dhe kryeministri mund të kërkoj rol kushtetues në këtë situatë. Por nuk është ambienti të vazhdoj dialogu”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo është pasojë e mos-koordinimit institucional.
“Ajo që kemi prodhuar këtë vit është se jemi treguar delitant para BE-së, kemi shkaktuar marrdhënie të tensionuara tek departamenti që ka rol kryesor. Kjo është pasojë e mos-koordinimit institucional. Në pamundësi që LDK-në dhe VV-në ta mbajnë afër në një institucion që të kemi rol në dialog, ata kanë dërguar ftesa. Por, këto ftesa nuk kanë qenë të sinqerta. Ka qenë pragmatizëm politik”, ka thënë Haziri.
Ndër të tjera ai ka thënë se pasoja e dialogut ka bërë që Serbia të përgatitet me planet e saj, sikurse plani për “Krizën humanitarë” në veri.
“Sjellja e serbëve në veri të Kosovës është e përgatitur dhe e paralajmëruar më herët. Serbia në kundërshtim me tarifën ka thënë se do të marr veprime konkrete. Prodhimi i një krize artificiale humanitare, manipulimi i masave kur vjen puna te serbët është i qëndrueshëm dhe kjo po thellohet. Unë kisha thënë që Qeveria të mos improvizoj me ndihma humanitare, këto fore politike nuk shiten. Duhet të veprojnë OJQ-të. Duhet solidaritet qytetar,e jo ministri që ja vendos tarifën shkon dhe iu dërgon miell e pako tjera. Shteti duhet të ndërhyjë, ka fond rezervë, nuk duhet lejuar që ky skenar për krizën të ndodh sepse kjo është siguri dhe tendenca është që ta destabilizoj sigurinë”, ka thënë ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City