LAJMI I FUNDIT:

Serbia planifikon “konvoj ndihmash” për veriun

Serbia planifikon “konvoj ndihmash” për veriun

Beogradi planifikon që pas inskenimit të krizës humanitare në veri të nis një “konvoj ndihmash” për veriun e Kosovës.

Burime brenda Qeverisë së Kosovës i kanë thënë RTV Dukagjinit se kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë hyrjen e një konvoji të tillë dhe për këtë janë autorizuar doganierët në pikën kufitare të Jarinjes.

Këto burime për RTV Dukagjini kanë shpjeguar se ndalesa e këtij konvoji pritet të përdoret nga Beogradi për tensionim të mëtutjeshëm të veriut. Për tensionim të mëtutjeshëm janë autorizuar edhe pjesëtarët e të ashtuquajturës “mbrojtja civile” në pjesën veriore të vendit.

"Kriza humanitare", Qeveria e Kosovës hap dyqane në veri
Lexo po ashtu "Kriza humanitare", Qeveria e Kosovës hap dyqane në veri

Në anën tjetër, kryetarët e komunave veriore, së bashku me afaristë dhe individë të tjerë të rëndësishëm në veri, por edhe të ardhur ekskluzivisht nga Beogradi, do të takohen sonte për të diskutuar detaje të tjera lidhur me “hapin e radhës”.

Këtë skenar e ka konfirmuar në një bisedë për ‘Zyrën e Ankesave’ në RTV Dukagjini edhe kryetari i Mitrovicës së jugut Agim Bahtiri.

Ai ka thënë se konvojet e Beogradit nuk kanë çfarë të kërkojnë në veri pasi që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masat e duhura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori