LAJMI I FUNDIT:

“Kriza humanitare”, Qeveria e Kosovës hap dyqane në veri

“Kriza humanitare”, Qeveria e Kosovës hap dyqane në veri

Qeveria e Kosovës ka hapur dyqane në veri në bashkëpunim me bizneset kosovare.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri, Ramush Haradinaj, përmes një postimi një llogarinë e tij në Facebook, i cili ka thënë se në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit në Republikën e Kosovës dhe pas konsultave me të gjitha institucionet përkatëse, kanë organizuar hapjen e pikave të përkohshme shitëse me pakicë në veriun e vendit.


Haradinaj ka thënë se ky aksion, i koordinuar dhe planifikuar, ka për qëllim ofrimin e të gjitha produkteve elementare për banorët e asaj ane..

“Qeveria e Kosovës mbron qytetarët në veri, duke hapur pikat shitëse në bashkëpunim me bizneset kosovare.
Simulimi i katastrofës humanitare nga ana e Serbisë, është një tjetër përpjekje e dështuar për destabilizim. Pas demaskimit të këtij skenari, të paralajmëruar kohë më parë, Qeveria e vendit, mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për gjithë qytetarët e saj, pa dallim!
Në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit në Republikën e Kosovës dhe pas konsultave me të gjitha institucionet përkatëse, kemi organizuar hapjen e pikave të përkohshme shitëse me pakicë në veriun e vendit. Ky aksion, i koordinuar dhe planifikuar, ka për qëllim ofrimin e të gjitha produkteve elementare për banorët e asaj ane.
Sot, edhe njëherë u kemi dhënë përgjigjen institucionale, të gjitha veprimeve të orkestruara nga Serbia, përgjigje e cila vulosë sovranitetin e vendit, solidaritetin qytetar, përgjegjësinë dhe kujdesin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Asnjë qytetar i Kosovës nuk do të jetë viktimë e luftës speciale që orkestrohet nga agjentë të jashtëm. Kosova është shtet që ne e ndajmë bashkë si shoqëri”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj./Telegrafi/